Lajme

Migrantët nga Azia Qendrore joshen të punojnë në Ukrainën e pushtuar

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 11 March 2023

Urmat ka nënshkruar një kontratë pune për një kompani ruse, që do t’i paguajë atij rreth 120 dollarë në ditë për të mbledhur trupat e ushtarëve të vrarë rusë në vijat e frontit në Ukrainë.

Ky punëtor migrant nga Kirgizia, që nuk deshi t’i publikohej mbiemri, tha se ishte i vetëdijshëm me rreziqet që përfshin kjo punë dhe se ai e ka diskutuar këtë çështje me migrantët e tjerë kirgizë që punojnë në zonat e luftës në Ukrainë.

“Ata më treguan se nganjëherë janë cak i sulmeve dhe se ka edhe të vrarë”, tha Urmat për Shërbimin Kirgiz të Radios Evropa e Lirë. “Personat e bëjnë këtë lloj pune për shkak të situatës së tyre të dëshpëruar, disa kanë borxhe”.Qindra migrantë nga Azia Qendrore janë punësuar nga kompanitë ruse për të punuar në territoret ukrainase, të pushtuara nga Rusia, pavarësisht paralajmërimeve nga qeveritë e tyre që të mos shkojnë në Ukrainë. Kievi po ashtu ka deklaruar se këta punëtorë do të shihen si bashkëpunëtorë të pushtuesve rusë.

-Advertisement-

Shumica e migrantëve punojnë në sektorin e ndërtimit në qytetet e shkatërruara nga lufta, sikurse Mariupoli. Punë të tjera përfshijnë edhe hapjen e llogorove dhe mbledhjen e trupave të pajetë.Disa gra migrante nga Azia Qendrore kanë thënë se atyre u është ofruar punë në spitalet ushtarake, mensa dhe fabrika në pjesët e pushtuara në lindje të Ukrainës.

Paratë janë motivi kryesor për migrantët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera