Lajme

Miftaraj për “Kobrën”: Mos u çuditni nëse vrasja del të jetë në “vetmbrojtje”

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 04 January 2023

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), ka dhënë një koment për vrasjen dhe plagosjen e dy personave nga Kukësi në Prizren, ku i dyshuar është Dibran Hoxhaj, i njohur si Kobra. Ai ka thënë se nëse Prokuroria dhe Gjykata e kanë fal atë 16 herë, nuk përjashtohet mundësia që ta falin edhe kësaj here.

Miftaraj thotë se nuk është për t’u çuditur nëse vrasja del të jetë në “vetmbrojtje”.

Ai ka thënë se KGJK dhe KPK sot është dashur që të caktojnë komisione në mënyrë që të analizohen dhe verifikohen 16 aktakuzat dhe aktgjykimet në rastet ndaj Dibran Hoxhës.

-Advertisement-

Reagimi i tij i plotë:

Mos u cuditni nese ne fund del se vrasja e fundit ne Prizren, del te jete ne “vetmbrojtje”! Nese prokuroria dhe gjykata ne Prizren, e kane fal 16 here me denime amnistuese, nuk perjashtohet mundesia qe edhe heren e 17 me ia ba nje argat.

Ne nje shtet normal KGJK dhe KPK, sot u deshte me caktu komisione ad hoc te perbere nga gjykates dhe prokurore me integritet, pervoje dhe ekspertize me i analizu, vleresu dhe verifiku 16 aktakuzat, 16 aktgjykimet ne rastet ndaj Dibran Hoxhes.

Eshte interes publik me kuptu se ne 16 aktakuza, cilet jane prokuroret e ketyre rasteve?

Ne 16 aktakuza dhe shqyrtime gjyqesore sa here prokuroret kane informu gjykaten se kryesi i veprave penale eshte recidivist?

Ne 16 aktgjykimet denuese eshte interes publik me dite se si eshte zbatu politika ndeshkimore?

Ndaj 16 aktgjykimeve ne sa prej tyre eshte bere ankese nga ana e prokurorit lidhur me denimin e shqiptuar?

Ministria e Drejtesise ne kuader te saj ka Sherbimin Sprovues i cili eshte kompetent ne organizimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e ekzekutimit të dënimeve alternative dhe të riintegrimit shqëror të personave të dënuar. Ne rastin ne fjale ku kemi 16 aktgjykime denuese, Sherbimi Sprovues a ka qene i informuar, nese po a ka marr ndonje veprim? Apo Sherbimi Sprovues eshte nje mekanizem, nje numer i zyrtareve publik qe paguhen nga shteti, por qe ne ne publik pak persona jane te njohur lidhur me ate qe bejne apo cka punojne?

Sherbimi Korrektues te dal me njoftim se ne 16 aktgjykime ndaj Dibran Hoxhes, me sa eshte denuar me burgim efektiv?

Sherbimi Korrektues i Ministrise se Drejtesise te del dhe te informoj publikun se ne rastet kur eshte denuar me burg efektiv, a e ka vuajtur denimin ne teresi? Cila ka qene sjellja e tij ne qendrat korrektuese?

Shume pyetje, e asnje pergjigje nga asnjera hallke e institucioneve te drejtesise!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera