Lajme

Mezi arrihet kuorumi, pushteti vazhdon miratimin e projektligjeve pa opozitën

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 08 March 2023

Kuvendi i Kosovës ka vazhduar seancën e sotme plenare, pas lëshimit të sallës nga LDK-ja e PDK-ja. Në sallë ishin 61 deputetë andaj edhe kishte kuorum të mjaftueshëm për votimin e projektligjeve.

Deri tani u miratuan dy projektligje, ai për bujqësi dhe zhvillim rural dhe ai për parandalim dhe kontroll të integruar të ndotjes, me asnjë votë kundër e asnjë abstenim.

Kuvendi është duke vazhduar me votimin e projektligjeve.

-Advertisement-

Grupet parlamentare opozitare të PDK-së dhe LDK-së deklaruan që nuk vazhdojnë të qëndrojnë në sallë, sepse pas gati dy orësh nuk u kijua kuorum për të vazhduar me votimet pikat e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe të pikave tjera të rendit të ditës.

Shefi i GP të PDK-së, Abelar Tahiri tha se qëndrimi në sallë është i kotë pas gati dy orësh pa asnjë pikë të rendit të ditës pa u votuar.

“Ne si GP kemi vendosur të mos vazhdojmë të qëndrojmë në sallë, sepse që gati dy orë asnjë pikë e rendit të votuar, shkaku i mungesës së deputetëve të pozitës për të vazhduar me votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Prandaj, ne nuk po e shohim të arsyeshme të qëndrojmë në sallë”, tha Tahiri, shkruan Klankosova.tv.

Të njëjtin mendim e ndau edhe shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi.

“Deputetët e pozitës nuk janë në sallë, nuk po e shohim të arsyeshme të qëndrojmë në sallë”, tha Gashi.

Kurse, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ftoi të gjithë deputetët të kthehen në sallë të vazhdojnë me raundit të dytë të votimit të amendamenteve të projektligjit për bujqësi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera