Lajme

Meta pas homazheve në Presidencë: Një nga shtetarët më të përgjegjshëm dhe më serioz të dekadave

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 01 June 2022

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot homazhe në Presidencë, në nder të ish Presidentit Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë në një spital në Gjermani.

Në përfundim të homazheve, ndërsa dha një deklaratë për mediat, Meta e përkufizoi Bujar Nishanin si një nga politikanët dhe shtetarët më të përgjegjshëm dhe më serioz të dekadave.

“Sot bashkë edhe me anëtarët e kabintetit, si President u përkulëm me nderim përpara Presidentit Nishani dhe transmetuam ngushëllimet më të ndjera znj. Nishani, Ersit dhe Fjonës dhe familjarëve të tyre, për këtë ndarje të dhimbshme dhe të parakohshme.

-Advertisement-

Ai nuk ishte vetëm bashkëshort e prind shembullor, por ishte një nga politikanët dhe shtetarët më të përgjegjshëm dhe më serioz të dekadave që në cdo detyre shkëlqeu me korrektësinë e tij me integritetin e tij, konstruktivitetin që e karakterizonte. Gjithmonë ishte një mbrojtës i shkëlqyer i interersit kombëtar, i demokracisë, kushtetutës.

Ai lë pas një trashëgimi shumë positive dhe një kujtim të paharruar për të gjitha ata të cilëve u shërbeu me përkushtim në historinë e institucioneve të shtetit, por edhe për ata që patën mundësinë ta njihnin.” -u shpreh Meta./TCH

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera