Sport

Messi drejt Manchester Cityt?!

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 26 August 2020

Lionel Messi një natë më parë ka njoftuar klubin e Barcelonës që dëshiron të largohet, shkruan Gazeta inFokus.

Argjentinasi mbrëmë ka tronditur botën e futbollit ku bëri të ditur që dëshiron të largohet nga Barcelona, an pse argjentinasi ka kontratë deri në vitin 2021.

Situata në Barcelonë nuk është aspak e mirë, ardhja e trajnerit të ri, holandezi Koeman si duket sjelli ndryshime të madhe.

-Advertisement-

Messi, që më Barcelonën arriti të fitoj çdo trofe të mundshem, ka vendosur që t’i ndajë rrugët me katalunasit.

Ofertat për lojtarin më të mirë në botë veçse kanë filluar, Manchester United, Inter e PSG janë disa nga klubet që u përmenden si mundësi e transferimit të 33 vjeçarit.

Por, patjetër që nuk do të mund të mungonte as Manchester City i Pep Guardioles.

Citizens janë një mundësi e mirë për Messi pasi dihet që Guardiola e vlerëson shumë si lojtar dhe do të donte ta kishte nën ‘urdhërat’ e tij më të mirin e botës, klauzola e Messit është 700 milionë dhe Manchester City mund ta paguajnë.

Së çfarë do të ndodhë me fatin e Messit, e të Barcelonës mbetet të shihet në vazhdim pasi akoma nuk është vendosur dicka zyrtare./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera