Mësoni çfarë i ndodh trupit kur biem në dashuri

Autori: Gazeta inFokus
23:30 | 14 November 2017
Dukuria nuk është vetëm imagjinare: në fillim të një marrëdhënieje, një seri reaksionesh kimike me të vërtetë interesante përfshijnë tërë sistemin nervor dhe hormonet. Ja si mund të ndikojë fillimi i një dashurie në organizmin tonë
Është si një drogë
Një studim i botuar në Journal of Neurophysiology e ka përshkruar dashurinë sikur të ishte një drogë: sipas studiuesve, rënia në dashuri është shumë e ngjashme me ndjesinë që të jep varësia nga substancat narkotike, një eufori e madhe për shkak të kimikateve të trurit të përfshira (të tilla si dopamina, oksitocina, adrenalina dhe vazopresina). Ashtu si me drogën, sa më shumë kohë që kaloni me të dashurin, aq më shumë bëheni “vartës”. Para një takimi të rëndësishëm, keni vënë re rrahje zemre dhe gjithashtu duart ju djersiten. Nuk është vetëm një tik-tak shënues që shkakton rritjen e ankthit, është efekti i kombinuar i adrenalinës dhe norepinefrinës.
Ndiheni si të sëmurë
Është normale të humbësh oreksin ose të ndjehesh pak keq kur fillon një marrëdhënie. Kjo ndjesi mund të jetë për shkak të kortizolit, hormonit të stresit, që shkakton tkurrjen e enëve të gjakut të stomakut, duke na bërë të ndihemi keq. Ky efekt zakonisht zhduket me kalimin e kohës, por shpjegon se si shumë çifteve nuk u hahet në dasmën e tyre.
Duket sikur keni super fuqi
A keni dëgjuar ndonjëherë histori të nënave të dëshpëruara duke ngritur një makinë me forcë për të çliruar fëmijët e tyre të bllokuar? Mund të duket çmenduri, por kombinimi i dashurisë dhe frikës mund të japë një forcë të papritur mbinjerëzore në rast urgjence (fenomeni quhet “forcë histerike”). Kjo forcë perceptohet gjithashtu edhe nga personat e dashuruar: oksitocina e lëshuar në sistemin nervor mund të rrisë tolerancën për dhimbjen fizike. Dëshira për të parë fytyrën e partnerit vjen nga çlirimi i dopaminës në tru: është një mekanizëm që stimulon dëshirën/shpërblimin ndaj kënaqësisë.
Zëri mund të marrë një tonalitet më akut
Në një studim të botuar në Journal of Evolutionary Psychology, studiuesit zbuluan se kur gratë flisnin me burra ndaj të cilëve kishin tërheqje fizike, zëri kishte tendencë të ishte më i lartë dhe më femëror.
Rënia në dashuri do të mbështesë ekuilibrin hormonal
Gjatë fazës së parë të rënies në dashuri, hormonet “shkojnë në ajër”. Sipas një studimi të publikuar në Psychoneuroendocrinology, kortizoli (hormon i stresit) rritet si tek meshkujt si tek femrat. Dhe gjatë kësaj kohe, testosteroni, hormoni seksual mashkullor, zvogëlohet tek burrat dhe rritet tek gratë.
Më shumë eksperimentues dhe aventurier (seksualisht)
Sociologët e Penn State University që intervistuan gratë në Pensilvani, New Jersey dhe New York kanë zbuluar se kur janë në një marrëdhënie, gratë janë më të etura për të provuar diçka të re, madje edhe në dhomën e gjumit. Dhe pas martesës? Do të kenë edhe më shumë dëshirë. Shpesh dëgjojmë të thuhet që njerëzit “e lënë veten të shkojnë” kur janë pjesë e një marrëdhënieje të lumtur dhe nuk ka një shpjegim për këtë. Në një artikull të botuar në Journal of Obesity, hulumtuesit kanë gjetur se njerëzit kanë tendencë të shëndoshen kur martohen. Një studim tjetër ka treguar se gratë kanë tendencë të hanë më shumë ushqime me yndyrë të lartë dhe sheqer kur vazhdojnë të jetojnë me një burrë dhe se të rinjtë e sapomartuar fituan rreth 10 kilogramë në pesë vitet e para pas martesës.
Të martuar keni një jetë më të shëndetshme dhe më të gjatë
Është e vërtetë se një çift i martuar ka një jetë më të shëndetshme sesa atë që janë single dhe rrjedhimisht edhe më të gjatë. Sipas një studimi të Duke University Medical Center, 40-vjecarët e martuar kishin më pak rrezik për vdekjen e parakohshme sesa të divorcuarit apo nga ato që nuk janë martuar asnjëherë. Një tjetër studim në NYU Langone Medical Center në Nju Jork, ka zbuluar që të dy (burrat dhe gratë e martuara) kishin një zemër më të “fortë” në krahasim me ata që janë single. Në veçanti, përfitimi binte mbi meshkujt, me një probabilitet 5% më të vogël të çdo sëmundjeje vaskulare.
Po atëherë kur mbaron?
Dashuria lehtësisht mund të na “thyejë zemrën”. Mund të vdesësh nga “sindromi i zemrës së thyer”: është një fakt shkencor, sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës. Termi i saktë është “kardiomiopatia e nxitur nga stresi” dhe mund të ndikojë edhe tek personi më i shëndetshëm kur hormonet e stresit rriten gjatë një ngjarje emocionalisht dramatike, si për shembull vdekja e partnerit, divorci apo ndërprerja e një marrëdhënieje. Simptomat shpesh imitojnë ato të një sulmi në zemër dhe përfshijnë mungesën e frymëmarrjes, rrahje zemre e parregullt dhe dhimbje gjoksi. I ashtuquajturi “sindromi i zemrës së thyer” mund të shkaktojë dëme të përhershme dhe në raste të rralla edhe vdekje.
Lajmi i mirë është se shumica e rasteve janë të shërueshme dhe mund të zgjidhen plotësisht brenda pak javësh.

Të tjera
-
Asociacioni i Komunave të Kosovës: Me rritjen e çmimeve po rëndohet buxheti i qytetarëve dhe i bizneseve
Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka dalë me reagim për paralajmëri...
-
A e dini ku janë ZBRITJET ma t’mdhaja për festën e Bajramit?
Edhe këtë vit, si çdo herë tjetër, lideri i marketeve Viva Fresh ju sjell ofe...
-
Bosnja lëshon urdhërarrest ndërkombëtar për Dodikun, pasi ky i fundit shkoi në Izrael
Pasi në mediat boshnjake u raportua për lëshimin e një urdhër-arresti ndërkom...
-
Certifikimi i rezultateve | Kurti së bashku me ministrat sot pritet të japin dorëheqje
Kryeministri aktual, Albin Kurti deri sot pritet ta mbajë pozitën e kreut të...
-
Ushtarët e KFOR-it stërviten për kontroll të turmave dhe përballim të trazirave
Ushtarët nga Italia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë kryer stërvit...
-
Muharremi fton qytetarët: Dërgoni këtë email në ZRRE, e keni të gatshëm, mos lejoni rritjen e çmimit të energjisë
Njëri ndër organizatorët e “Asnji cent ma shumë”, një iniciativë kundër shtre...
-
Babai sụlmon vajzën në Pejë, Policia jep detaje
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Pejë, ku një burrë ka sulmuar...
-
Prokuroria jep detaje për rastin në Gjilan: I dyshuari përfitoi rreth 50 mijë euro përmes detyrimit
Prokuroria Themelore në Gjilan ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e një per...
-
Bajrami numëron tri dështimet e Qeverisë “Kurti”: Dyfishimi i çmimit të rrymës, thellimi i deficitit tregtar dhe inflacioni i lartë
Ish-ministrja e tregtisë dhe industrisë, po ashtu edhe ish-ministre e Financa...
-
Rama: Nga 1 janari 2026, paga minimale do jetë 500 euro
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha sot se paga minimale në vendin tonë d...
-
Çfarë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve?
Pasditen e 27 marsit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë certifikimin ...
-
Policia shqiptoi mbi 2 mijë gjoba për 24-orë
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 166 tiketa trafik...