Lajme

Prokuroria jep detaje për rastin në Gjilan: I dyshuari përfitoi rreth 50 mijë euro përmes detyrimit

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 27 March 2025

Prokuroria Themelore në Gjilan ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale të detyrimit, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari – që nga data 29 maj 2024 e deri në momentin e arrestimit – përmes kanosjes serioze, ka detyruar të dëmtuarin F.S. që t’i dorëzonte shuma të ndryshme parash. Bazuar në provat e mbledhura gjatë hetimeve, dyshohet se i dyshuari ka përfituar rreth 50 mijë euro në mënyrë të kundërligjshme.

Personi i identifikuar me inicialet D.S. ndodhet aktualisht nën masën e ndalimit prej 48 orësh. Brenda afatit ligjor, Prokuroria pritet të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera