Mësohet shkaku i zjarrit që përfshiu 7 vetura tek “Albi Mall”
Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 09 May 2022
Si pasojë e përfshirjes nga zjarri të një veture në parkingun e qendrës tregtare “Albi Mall” në Prishtinë, kanë pësuar edhe gjashtë vetura të tjera, duke bërë që në total 7 vetura të digjen pasditen e së hënës. Fatmirësisht, nga ky aksident nuk ka pasur të lënduar. Sipas të dhënave të para, instalimi elektrik është arsyeja që shkaktoi zjarrin te vetura e parë.
Megjithëse, pronari i veturës e cila ishte përfshirë e para nga flakët kërkoi ndihmë te rojet e sigurimit, lokalizimi ishte i vështirë edhe për shkak të erës që ndihmoi në përhapjen e shpejtë të zjarrit.
Pronarët e veturave, mbrapa kamerës, i thanë KosovaPress-it se reagimi ishte i vonshëm, ndërsa thanë se dëmet janë dhjetëra mijëra euro.
Hetimet e para, sipas Muharrem Beka, inspektor i parandalimit dhe hulumtimeve dhe shkaqeve të zjarrit pranë Brigadës së Zjarrfikësve, cilësohet si aksidentale.
Beka: Veturat u përfshinë nga zjarri aksidentalisht, shtatë vetura të djegur
“Nga ajo që kemi parë deri më tash zjarri është aksidental nuk ka dyshime për zjarrevënie të qëllimshme jemi në fazën statike mandej do të fillojmë edhe në fazën tjetër. Vozitësi i veturës deklaron dhe nga ajo që kemi parë të gjithë, gjatë rrugës, e ka vërejtur edhe qytetarët, e kanë paralajmëruar se veturën e ka kapluar zjarri, në momentin që del nga vetura zjarri e kaplon shpejt veturën, zjarri është aksidental nga instalimet elektrike, janë shtatë vetura të përfshira nga zjarri disa me dëme të mëdha, disa më të vogla”, tha Beka.
Të tjera
-
Vuçiq bisedon me Sarrazinin për “marrëveshjet e pazbatuara” mes Kosovës dhe Serbisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të premten se ka biseduar me të d...
-
Kina do të udhëheqë zgjerimin global në kapacitetin e energjisë së pastër këtë dekadë
Në tremujorin e parë të vitit, korridori më i madh në botë i energjisë së pas...
-
Mediumi britanik tallet me statujën e Tony Blair në Ferizaj
Në shënim të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, në Ferizaj të mërkurën u zbu...
-
Pandeli Majko shpallet “Qytetar Nderi” i Rahovecit
Për kontributin e tij të çmuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, në 25 vjetor...
-
Ambasadorja e Belgjikës: Nuk ka konsensus në Këshillin e BE-së për Serbinë, nuk kemi parë asnjë ndryshim në këtë vend
Zgjerimi i Bashkimit Evropian është rënë dakord në nivel politik dhe askush n...
-
Arifi: Për punëtorët e shtetit pagat rriten në verë, info është 99% e saktë
Ish-shefi i kabinetit në qeverinë e Ramush Haradinaj, Avni Arifi, ka bëre një...
-
Emisari gjerman Sarrazin përsëri në rajon, Vuçiq e pret në Beograd dhe tregon për çfarë kanë biseduar
Emisari gjerman për dialogun Kosovë-Serbi, Manuel Sarrazin, po qëndron për nj...
-
Kuvendi shpall tender 300 mijë euro për 600 bileta avionësh
Kuvendi i Kosovës ka shpallur një tender prej hiç më pakë se 300 mijë euro pë...
-
Në Kosovë fillon të jepet terapia për parandalimin e infeksionit nga virusi HIV
Nga kjo javë, në Kosovë ka nisur të jepet terapia për parandalimin e infeksio...
-
AUV: Thẻrja e kurbaneve të bëhet vetëm në thertore të licencuara, ndryshe do të ndëshkohen
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë thirrje që therja e kurbaneve me...
-
Tetë persona dënohen me mbi 28 vjet burgim për hedhje të grḁnatave në lokalin e frizerit “Riza”
Gjykata Themelorë në Prishtinë i ka shpallur fajtorë të akuzuarit Bekë Saliha...
-
BBC: Granatat nga Serbia përdoren nga një formacion brutal paraushtarak në Sudan
Irani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) janë akuzuar për shkelje të një em...