Mësohet kalendari i Serie A, kundërshtari i parë i Ronaldos…

Autori: Gazeta inFokus
15:04 | 27 July 2018
Liga italiane e futbollit ka zbuluar kalendarin e sezonit 2018-2019 të Serie A, i cili do të nisë me shkëndija që në fillim
Aventura e Cristiano Ronaldos dhe rruga e Juventusit drejt titullit të 8-të radhazi do të fillojnë me transfertën e Veronas ndaj Chievos.
Lazio-Napoli do të jetë dueli i madh i javës së parë me Strakoshën që do të sfidojë Hysajn, ndërkohë që Interi do të ketë përballë macen e saj të zezë në këto vitet e fundit, pikërisht, Sassuolon.
Torino-Roma është një tjetër sfidë interesante e javës së parë ndërsa Milani ka një takim të lehtë në letër pasi pret në shtëpi Genoan. Java e dytë rezervon dy superndeshje, Juventus-Lazio dhe Napoli-Milan ndërkohë që kalendari vazhdon në malore për kuqezinjtë që në javën e tretë do të sfidojnë Romën.
Juventus-Napoli do të ndezë javën e 7-të, derbi i Madoninës, Inter-Milan do të luhet në javën e 9-të, teksa java e 10-të do të ketë dy ndeshje big Lazio-Inter dhe Roma-Napoli. Në raundin e 12-të do të vihet në skenë Milan-Juventus, ndërsa java e 13-të do të kulmojë me Lazio-Milan. Për Interin dy sfida zjarri, pasi në javën e 14-të do të sfidojë Romën në Olimpico dhe në të 15-ën një javë më pas sërish në transfertë do të luajë derbin e Italisë ndaj Juventusit.
Sezoni i ri i Serie A do të nisë më 18 gusht dhe këtë vit parashikohet të jetë më spektakolar se kurrë. Ashtu si një sezon më parë edhe këtë vit futbolli në Itali nuk do mungojë as për festa teksa gjatë Boxinx Day një ditë pas Krishtlindjes do të luhet java e 18-të që kulmon me supersfidën Inter-Napoli.
Juventusi kampion në fuqi do ta mbyllë sezonin ndaj Sampdorias në transfertë.Është zbuluar edhe topi i ri i cili do të përdoret në të gjitha ndeshjet e sezonit 2018-2019 të Seria A përfshirë edhe Kupën e Italisë e Superkupën, ai quhet Nike Merlin.

Të tjera
-
I nënshtrohet operimit 24-vjeçari që u rrëzua nga skelet në Mamushë
Një 24-vjeçar është lënduar sot në Mamushë, pasi ra nga skelet gjatë kohës sa...
-
“Atij i pëlqejnë burrat”, banori i FermaVip tronditet nga letra e gruas
Një tjetër histori tronditëse dhe dramatike është treguar këtë të hënë në spe...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Të Martën në Kosovë pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe vranësira të pa...
-
Punëtori bie nga skela gjatë punës në Mamushë – dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur sot në komunën e Mamushës, ...
-
Gruda: Edhe nëse Hamza bëhet kryeministër, nuk e votoj Haxhiun nën diktat
Ngërçi politik për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, është tema që u zhvill...
-
Policia jep detaje mbi zhdukjen e 54-vjeçares, kërkimi vijojnë edhe me dron
Zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, tha se 54-vjeçarja e...
-
Rama i çon një porosi Hajrulla Çekut, pak para mesnatës
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i ka reaguar ministrit Hajru...
-
Sondazhi i ABC News për zgjedhjet në Shqipëri: PS merr 51.1% të votave në rang kombëtar, PD 36.8%
“ABC News”, në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane të sondimit, “A...
-
Eektrosever: Rritja 16,1% e çmimit të rrymës s’vlen për Veriun, s’planifikojmë shtrenjtim për konsumatorët tanë
Kompania “Elektrosever” ka thënë për mediumin “KoSSev”se rritja e çmimit të e...
-
Vërshimet në Pejë, Nikçi: Pritet zgjidhje këtë vit
Pas reshjeve të mëdha të shiut që goditën Pejën gjatë pasdites së djeshme, di...
-
Hasani për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje: S’ka logjikë, rezultatin e dimë të gjithë
48-orshi i përsëritur tash e shtatë herë po jep verdikte të ndryshme se si mu...
-
Spanjë/ Shpallet gjendja e emergjencës pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike
Ministria e Brendshme e Spanjës ka shpallur sot gjendjen e emergjencës, pasi ...