Sport

Mësohen të gjitha çiftet e 1/8-tës së Ligës së Konferencës, një super ndeshje në këtë fazë

Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 23 February 2024

Sot (e premte), me fillim nga ora 13:00 në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për ndeshjet e fazës së 1/8-tës në Ligën e Konferencës.

Mbrëmë u zhvilluan ndeshjet kthyese të fazës ‘play-off’ për 1/8-tën e Ligës së Konferencës dhe tetë ekipe iu bashkuan tetë të tjerave të kualifikuara direkt.

Ishte zë i fuqishëm në Parlamentin Evropian për liberalizimin e vizave, Mandl kërkon mb…Të paktën katër të vdekur dhe 19 të zhdukur pas djegies së një ndërtese në SpanjëSara rrëfen si “i dha fund” marrëdhenies me boksierin dhe i hapi zemrën Bar…Arsovski: Kandidatët e LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së kanë më shumë gjasa të kalojnë në rret…Shkak sëmundjet, Shqipëria ndalon importin e bagëtive dhe shpendëve nga disa vende
Ekipi si Ajax, Dinamo Zagreb, Maccabi Haifa, Molde, Olympiacos, Servette, Sturm Graz dhe Union SG, iu bashkuan fituesve të grupit si Aston Villa, Club Brugge, Lille, Fenerbahce, Fiorentina, Maccabi Tel-Aviv, Paok dhe Viktoria Plzen.

-Advertisement-

Të gjitha këto ekipe të njohura evropiane, disa nga to gjigantë evropian, tashmë kanë mësuar se me kënd do të ndeshen në fazën e 1/8-tës.

Shorti i hedhur sot në Nyon ka bërë që të ketë shumë ndeshje interesante në fazën e ardhshme të Ligës së Konferencës.

Megjithatë, ndeshja më interesante padyshim se do të jetë ajo në mes të Ajaxit dhe Aston Villas.

Ndeshje tjera interesante do të jenë edhe ato në mes të Union SG-Fenerbahce, Maccabi Haifa-Fiorentina, Sturm Graz-Lille dhe Dinamo Zagreb-PAOK.

Takimet tjera të kësaj faze janë: Servette-Viktori Plzen, Molde Club-Brugge, Olympiacos-Maccabi Tel-Aviv.

Çiftet e fazës së 1/8t-tës në Ligën e Konferencës

Servette – Viktoria Plzen

Ajax – Aston Villa

Molde – Club Brugge

Union SG – Fenerbahce

Dinamo Zagreb – PAOK

Sturm Graz – Lille

Maccabi Haifa – Fiorentina

Olympiacos – Maccabi Tel-Aviv

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024

Të tjera