Zgjedhjet 2021

Mesazhi emocionues i infermieres, tregon pse do ta votojë Enver Hoxhajn për kryeministër

Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 08 February 2021

Arta Zeneli, një infermiere nga Prishtina, përmes një videoje ka shprehur mbëshetjen e saj për kandidatin për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj.

Përmes kësaj videoje, infermierja Arta Zeneli, ka thënë se e di që plani i Rimëkëmbjes për shëndetësinë, i PDK-së, me kryetar Enevr Hoxhaj, do të mundësojë zhvillimin e shëndetsisë, rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët, si dhe do të investojnë për modernizimin e spitaleve.

Faqja zyrtare e kandidatit për kryeministër Enver Hoxhaj ka shpërndarë videon me mesazhin e Arta Zenelit, ku Hoxhaj ka shkruar se punëtorët shëndetësorë janë heronj të vërtetë në këtë kohë të rëndë të pandemisë.

-Advertisement-

“Punëtorët shëndetësorë janë heronj të vërtetë në këtë kohë të rëndë pandemisë. Arta Zeneli, është një nga infermieret që ka qenë në vijë të parë të frontit dhe e di se shëndetësia do të rimëkëmbet me PDK-në. Ajo e di që ne e kemi programin më të mirë për ta, duke investuar në modernizimin e spitaleve, ngritur pagat dhe siguruar kushte më të mira në punë.”, ka shkruar Hoxhaj derisa ka shpërndarë video mesazhin e infermieres.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta speciale deri në 70% dhe ekstra zbritje në dyshekët Comodita
-Advertisement-

Të tjera