Merret vendimi përfundimtar për tifozët në ndeshjet e Final 8

Autori: Gazeta inFokus
17:05 | 02 February 2021
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se pavarësisht insistimit të madh nga ana e saj tek Ministria e Shëndetësisë (MSH) në Final 8 Kupën e Kosovës, që do të zhvillohet nga 3 deri më 7 shkurt në Suharekë, nuk do të lejohen shikuesit.
Ndërsa, do të respektohet vendimi i Qeverisë së Kosovës, që në palestër duhet të jenë maksimumi 50 persona, duke përfshirë këtu lojtarët, trajnerët, gjyqtarët, zyrtarët e ndeshjes dhe zyrtarët e FBK-së.
Federata e Basketbollit e Kosovës ka kërkuar dhe ka insistuar te Ministria e Shëndetësisë disa herë që të lejohen të paktën 200 shikues, të cilët do të respektonin masat, si distanca sociale dhe bartja e maskave, megjithatë, vendimi nga MSH nuk ka ndryshuar.
“Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) edhe një herë kërkon nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) lejimin e shikuesve (200 në total) në ndeshjet e Final 8 Kupës së Kosovës, event ky që do të organizohet prej 3 deri më 7 Shkurt 2021 në palestrën e sportit “13 Qershori” në Suharekë. Federata e Basketbollit të Kosovës e rithekson se është e gatshme që së bashku me organizatorin e Final 8 Kupës së Kosovës, klubin e basketbollit Ylli, të bëjë organizimin e shikuesve, gjithnjë duke respektuar masat në fuqi për Covid-19 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Udhëzuesin e FBK-së për Rikthimin në Fushat e Basketbollit dhe Protokollin e FIBA-s për Covid-19, në të cilat theksohet fuqishëm mbajtja e distancës sociale dhe e vendosjes obligative të maskës”, thuhet në kërkesën e FBK-së.
Të dielën Ministria e Shëndetësisë ka treguar se do të lejohen vetëm 50 persona gjatë aktiviteteve në palestra.
“Referuar e-mailit tuaj, ju informojmë që aktivitetet mund të realizohen gjithmonë duke respektuar Vendimet e lëshuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si dhe manualin për mbrojtje nga Covid 19”, thuhet në përgjigjen nga MSH, që i referohet vendimit të mëparshëm me numër 09/58 të datës 14.01.2021, gjegjësisht pikës 24 të vendimit – Masat për aktivitete publike.
Federata e Basketbollit e Kosovës sërish ka kërkuar që të lejohen tifozët, por përgjigja e prerë ka arritur të martën (sot).
“Nga QOE/MSH më parë keni pranuar përgjigjen në kërkesën tuaj, ju rikujtojmë që nuk ka ndryshime nga Vendimin Nr. 09/58 datë 14.01.2021, çka nënkupton se shprehimisht është e rregulluar lejimi i këtyre aktiviteteve dhe pjesëmarrja e mundshme e personave në këto aktivitete”. Vendimi për lejimin e aktiviteteve sportive në palestra është ky: “Në hapësira të mbyllura ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë se 30 personave, ndërsa në sheshe publike, parqe, vende publike, qendra rekreative dimërore dhe të ngjashme, lejohet grumbullimi deri në 50 persona me përjashtim rasteve të lejuara me këtë vendim”.

Të tjera
-
Në zonën 50 km/h voziti me shpejtësi 112 km/h, dënohet 21 vjeçarja në Ferizaj
Një vajzë në Ferizaj është dënuar pasi e njëjta ka bërë tejkalim të shpejtësi...
-
Mbyllet në fundjavë rruga për në Gërmi, shkak i disa aktiviteteve
Rruga “Gërmia” – Dr. “Shpëtim Robaj” do të mbyllet përkohësisht këtë fundjavë...
-
Von der Leyen në Kongresin e PPE: Vetëm një BE e fortë mund të mbrojë paqen në Evropë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dhënë një deklara...
-
Time Kadrijaj i kundërpërgjigjet fuqishëm Mimoza Kusarit pasi e quajti “të paditur”
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar ndaj një deklarate të deputetes...
-
Osmani dhe Rohde flasin për konsolidimin institucional
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim e Gjerm...
-
Ky është i arrestuari për vjedhjen e 15 mijë eurove në vendin e punës në Deçan
Një rast i pazakontë vjedhjeje është regjistruar në Deçan, ku Policia ka arre...
-
Osmani takohet me Shefin e EULEX-it, diskutojnë për sigurinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Shefin ...
-
Burim Meta i reagon Isa Mustafës: Turp, Vjosa Osmani ka mbështetjen e 81% të qytetarëve për mandat të dytë
Ish-kryeministri Isa Mustafa ka kritikuar mbrëmë Presidenten e Kosovës, Vjosa...
-
Të shtëna me armë zjarri në Suedi, raportohet se janë plagosur disa persona
Policia në Suedi ka thënë se disa persona në qytetin lindor të Uppsalës kanë ...
-
Vuçiq për vizitën e Kos në Serbi: Nuk pres asgjë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk pret asgjë të veçantë nga ...
-
Menaxheri i “Interex” kapet duke i vjedhur 15 mijë euro, detaje
Një menaxher i pikës së “Interex” në Deçan është arrestuar sot nga Policia. ...
-
Nis rritja e çmimeve, qytetarët publikojnë fatura: Buka, kafeja, qumështi
Me vendimin e rritjes së çmimit të energjisë për 16.1%, kanë shpërthyer reagi...