Lajme

Merr flakë kondicioneri në një banesë në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit

Autori: Gazeta inFokus 21:44 | 02 August 2026

Një zjarr i vogël ka shpërthyer mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, duke bërë që në vendin e ngjarjes të dalin menjëherë ekipet e zjarrfikësve.

Zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra, për Klankosova.tv ka bërë të ditur se bëhej fjalë për një zjarr fillestar në një kondicioner.

Sipas tij, ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë arritur ta lokalizojnë situatën në kohë.

-Advertisement-

“Ka qenë një zjarr fillestar në një kondicioner. Sapo jemi informuar, ekipet tona kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë intervenuar”, ka deklaruar Shkodra.

Ai ka konfirmuar se nga ky incident nuk ka persona të lënduar, ndërsa falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve është parandaluar përhapja e zjarrit dhe shkaktimi i dëmeve më të mëdha.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy