Lajme

Merkel thyen heshtjen për të dënuar ‘luftën barbare’ në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 02 June 2022

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka mbajtur fjalimin e saj të parë publik këtë vit, duke thyer heshtjen e saj për pushtimin rus të Ukrainës.

Në një ngjarje në Berlin, Merkel, e cila dha dorëheqjen në fund të vitit 2021, mbështeti punën e qeverisë gjermane, BE-së, ShBA-së, NATO-s dhe të tjerëve që synonin t’i jepnin “fund kësaj lufte barbare”.

“Solidariteti im shkon për Ukrainën, e sulmuar dhe pushtuar nga Rusia, dhe për të mbështetur të drejtën e saj për vetëmbrojtje”.

-Advertisement-

Merkel është kritikuar për përpjekjen për t’u angazhuar me Vladimir Putinin e Rusisë gjatë periudhës së saj 16-vjeçare në detyrë, veçanërisht për pranimin e gazsjellësit Nord Stream 2. Projekti i tubacionit u pezullua përfundimisht nga pasardhësi i saj Olaf Scholz, dy ditë para pushtimit rus, transmeton Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera