Lajme

Mërgimtari nga Podujeva dyshohet se e ekzekutoi reperin serb, publikohen pamjet

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 29 April 2024

Tri të shtëna të shpejta me armë zjarri bënë jehonë në qendër të Dyseldorfit të dielën. Më pas, dorasi tërhoqi këmbëzën edhe disa herë të tjera.

Shtetasi gjerman me origjinë serbe Aleksandar M. u ekzekutua me breshëri plumbash para lokalit të tij.

I dyshuari për vrasjen e tij është një kosovar i njohur si Rrustem Llapi, i cili banonte në Gjermani.

-Advertisement-

52-vjeçari nga Podujeva thuhet se më pas është kthyer në lokal dhe është ka qëndruar aty deri në momentin e mbërritjes së Policisë gjermane ku është arrestuar pa rezistencë.

Sipas një dëshmitari, mosmarrëveshja mund të ketë qenë për borxhet e lojërave të fatit, ka thënë hetuesia gjermane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera