Lajme

Mërgim Lushtaku reagon pasi babai i tij u lirua nga akuzat në rastin “Drenica 1”: Drejtësi e vonuar

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 28 July 2026

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar pasi babai i tij, Sami Lushtaku, dhe shtatë persona të tjerë u liruan nga të gjitha pikat e aktakuzës në rastin “Drenica 1”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lushtaku e ka cilësuar vendimin si “drejtësi të vonuar”, duke theksuar se procesi gjyqësor ka zgjatur më shumë se 13 vjet.

“DREJTËSI E VONUAR! Sot, Sami Lushtaku u lirua nga të gjitha pikat e aktakuzës në rastin ‘Drenica 1’, pas një procesi që zgjati mbi 13 vite. Uroj që të gjithë çlirimtarët, të cilët po mbahen padrejtësisht në paraburgim dhe në procese gjyqësore të tejzgjatura, të lirohen sa më parë”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga aktakuza Sami Lushtakun dhe shtatë të akuzuarit e tjerë në rastin “Drenica 1”.

Gjatë shpalljes së aktgjykimit, trupi gjykues deklaroi se të gjithë të pandehurit u liruan nga të gjitha pikat e aktakuzës, pasi “nuk është gjetur asnjë provë që do të vërtetonte fajësinë e të pandehurve”./Gazeta Infokus

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy