Ekonomi

Meraklinjtë e kredive, 2.7 miliardë euro kosovarët ia kanë borxh bankave (Dokument)

Autori: Sylejman Sylejmani 11:54 | 26 January 2019

Kosovarët po del të jenë meraklinj të kredive.

Në 2.7 miliardë euro ka mbërritur totali i të gjitha kredive dhe paradhënieve të marra nëpër bankat që operojnë në vend, nga qytetarët e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Listës së atyre që kanë marr më së shumti kredi në banka, i prin ekonomia familjare.

-Advertisement-

Afër 972 milionë euro është vlera e kredive të marra nga familjet kosovare vetëm në vitin 2018.

Kjo shumë e kalon për rreth 91 milionë euro vitin 2017, shkruan Gazeta inFokus.

Në Bankën Qendrore të Kosovës nuk tregojnë saktësisht se për çfarë arsye kanë marr kaq shumë kredi familjet e Kosovës.

Tek kategoria e bizneseve, tregtia me shumicë dhe pakicë bashkë me rregullimin e automjeteve dhe motoçikletave ka marr më së shumti kredi.

Më shumë se 879 milionë euro është shuma e kredive të marra nga bizneset e këtij lloji në Kosovë.

Edhe këtu kishte rritje nga viti 2017, pasi më 2018 u morën rreth 99 milionë euro më shumë kredi.

E treta në këtë listë është prodhimtaria.

Për të kosovarët në vitin 2018 morën kredi rreth 227 milionë euro, 31 milionë më shumë se më 2017.

Petrit Balija nga Shoqata e Bankave të Kosovës në një përgjigje për Gazetën inFokus ka treguar se nga të gjitha kreditë e reja që janë lëshuar nga bankat, 30.5 për qind e tyre janë konsumuese.

“Nga gjithsej kreditë e reja të lëshuara, 30.4% janë kredi konsumuese, përederisa 33.7% e kredive të reja të lëshuara për vitin 2018 janë kredi të lëshuara për sektorin e shërbimeve”, thotë Balija.

Ky lloj i kredive sipas tij deri në nëntor të vitit 2018 ka mbërritur në shifrën e rreth 1.2 miliardë eurove.

Edhe për akomodim e ushqim po del se kosovarët shpenzuan shumë në vitin 2018.

57.4 milionë euro është vlera e këtyre kredive, rreth 9 milionë euro më shumë se në vitin 2017.

Aktiviteti për të cilin qytetarët e Kosovës morën më së paku kredi ishte ai i ekonomive familjare si punëdhënëse.

Për këtë punë u morën 487 mijë euro kredi. /Gazeta inFokus

 

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy