Lajme

Memli Krasniqi takom Alex Sorosin në New York, flasin për Kosovën dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 20 November 2022

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka takuar dje në New York, takova Alex Soros, djalin e filantropistit të madh amerikan, George Soros, njëherit zëvendëskryetar i Fondacionit Shoqëria e Hapur.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për situatën aktuale në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.

“Alexi është ndjekës i vëmendshëm i zhvillimeve në Ballkan dhe kontribues shumëvjeçar i proceseve të ndryshme për zhvillimin e shteteve dhe shoqërisë civile aktive. Bashkë diskutuam dhe shkëmbyem ide në lidhje me situatën aktuale në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor, në përgjithësi”, shkruan ai.

-Advertisement-

Krasniqi e ka falënderuar Sorosin për kontributin e vazhdueshëm në nxitjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkan.

“Vizioni ynë i përbashkët është një Kosovë e fuqishme dhe një Ballkan Perëndimor stabil, i integruar plotësisht në Bashkimin Evropian. Alexin e falënderova për pritjen, idetë dhe kontributin e vazhdueshëm në nxitjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkan”, është shprehur Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera