Lajme

Memli Krasniqi: Holokausti do të mbahet mend përgjithmonë si një nga momentet më të errëta në historinë e njerëzimit

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 27 January 2023

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Holokaustit, ka thënë se Holokausti do të mbahet mend përgjithmonë si një nga momentet më të errëta në historinë e njerëzimit.

Krasniqi përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shkruar se: “Gjenocidi i planifikuar dhe realizuar me gjakftohtësi gjatë viteve 1941-45 është kujtesë e pasojave shkatërruese që sjell urrejtja. Sot, si një popull që ndajmë bashkë historinë tragjike nga tendencat e shfarosjes, i bashkohemi botës së lirë në thirrjen e përhershme: Asnjëherë më”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera