Lajme

Memli Krasniqi e mbyllë vizitën në SHBA me homazhe te varret e Vëllezërve Bytyqi

Autori: Gazeta inFokus 20:11 | 20 November 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka përfunduar vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke bërë homazhe në Yonkers të Neë Yorkut, pranë varreve të heronjve shqiptarë, vëllezërve Bytyqi.

“Bashkë me vëllain e tyre, Ilirin, si dhe bashkëluftëtarë të tyre nga Batalioni “Atlantiku”, nderuam guximin heroik dhe sakrificën e Mehmetit, Agronit dhe Yllit”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

“Vëllezërit Bytyqi janë shembull i atdhedashurisë. Në kohët më të vështira për Kosovën dhe popullin tonë, me bekimin e prindërve të tyre, ata lanë rehatinë e jetës në SHBA dhe morën rrugën e lavdisë për çlirimin e vendit, duke iu bashkuar radhëve të UÇK-së”.

-Advertisement-

“Populli i Kosovës do t’i jetë përjetësisht mirënjohës familjes Bytyqi për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në çlirimin e Kosovës. Ndërkaq, Kosova dhe institucionet tona nuk duhet të ndalen së kërkuari drejtësi, deri kur kriminelët serbë të marrin dënimin e merituar për vrasjen e vëllezërve Bytyqi”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi gjatë vizitës në SHBA ka takuar senatorë dhe kongresmenë amerikanë. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera