Mehmeti: Policët u gjuajtën drejtpërdrejt, i shpëtoi automjeti i blinduar

Autori: Gazeta inFokus
10:57 | 15 April 2022
Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka dhënë detaje për katër sulmet ndaj zyrtarëve policorë në veri të vendit.
Mehmeti thotë se në sulmin që ndodhi mëngjesin e sotëm policët u gjuajtën drejtpërdrejt, por se i shpëtoi automjeti i blinduar, njofton Klankosova.tv.
“Prej datës 13 i kishim katër sulme ndaj Policisë së Kosovës në mënyrë të sinkronizuar. Kjo na bënë me dije se kemi të bëjmë me një grup të organizuar që ka qëllim të pengojë Policinë e Kosovës. Në sulmin e parë janë vendosur mbi 40 iriq në formë metalike për të penguar patrollat policore. Në sulmin e dytë policët janë sulmuar me gurë, sulmi i tretë ka ndodhur mbrëmë ku 30 fishekë ndaj policisë”.
“Ndërsa sot në mëngjes rreth orës 07:40 janë sulmuar drejtpërdrejt patrullat e policisë kufitare, sulmi është kryer me granatë dore dhe me armë zjarri e cila dyshohet të jetë e tipit AK-47, të dy veturat e policisë janë dëmtuar teksa falë gjindshmërisë së zyrtarëve policorë dhe automjeteve të blinduara fatmirësisht nuk kemi të lënduar” tha ai.
Mehmeti, po ashtu ka treguar pamjet nga sulmet teksa tek pamjet e një veture në xhamin e të cilës është gjuajtur dhe ka thënë se është gjuajtur për t’u lënduar dhe jo për të frikësuar policët.

Të tjera
-
Rruga “Ali Vitia” ka ndërprerje të ujit të pijshëm, KRU “Prishtina” kërkon mirëkuptim
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se ka ndërp...
-
Anulohet seanca ndaj mjekëve të akuzuar për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor
Në mungesë të prokurores Javorka Perlinçeviq, është anuluar seanca e së mërku...
-
Bizneset vendosin pankarta të shumta para ZRRE`së, kërkojnë pezullimin e vendimit
Pas protestës paqësore në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, përfaqësues të b...
-
Haziri: Propozimi i LDK-së nuk po pranohet nga Kurti për shkak të interesave të tij personale
Propozimi i LDK për një qeveri uniteti nuk pranohet nga kryeministri në dety...
-
Shoferët e kamionëve nga Kosova bllokojnë Portin e Durrësit – protestë kundër trajtimit të padrejtë në kufi
Rreth 120 shoferë kamionësh që transportojnë derivate si naftë dhe benzinë ka...
-
Gjendet i mbytur në lumin Shkumbin një fëmijë 6-vjeçar
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së martës në qytetin e E...
-
Abdixhiku: Të punojmë për shtet, kështu sakrifica e Bujar Bukoshit bëhet e realizueshme
Lidhja Demokratike e Kosovës organizoi një mbledhje komemorative në nderim të...
-
Armend Muja: Opozita po përpiqet ta bllokojë formimin e Qeverisë Kurti 3
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka akuzuar paritë që në legjis...
-
Haradinaj: Seancave të kuvendit u ka humbur kuptimi, situata është për keqardhje
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se seancat e kuvendit kanë hu...
-
Qeveria e Kosovës shpreh gatishmërinë për pranimin e migrantëve të dëbuar nga SHBA-ja
Qeveria në detyrë e Kosovës ka konfirmuar ka shprehur gatishmërinë për t...
-
Protesta kundër rritjes së çmimeve të energjisë – bizneset afrohen te ZRRE-ja
Protesta e paralajmëruar nga Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkëpunim me përfa...
-
Muja: Ne kemi propozuar kandidat, opozita nuk po ofron zgjidhje
Depueteti i Lëvizjës Vetëvendsoje, Armend Muja, ka thënë mbas dështimit të se...