Lajme

Mehaj u prit në Bundeswehr-in Gjerman nga Ministrja e Mbrojtjes Christine Lambrecht

Autori: Islam Morina 17:05 | 06 September 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka realizuar një vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë, me ç’rast është pritur nga homologia e tij Christine Lambrecht, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, në këtë takim është diskutuar për situatën gjeopolitike dhe sfidat në mjedisin e sigurisë si dhe bashkëpunimin bilateral në fushën e mbrojtjes mes dy ministrive, asaj të Kosovës dhe asaj të Gjermanisë.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

“Në kuadër të vizitës zyrtare dyditore në Gjermani, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot në Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë – Bundeswehr, u prit nga homologia e tij, Ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht dhe stafi i saj.

Me këtë rast krahas diskutimit për situatën e re gjeopolitike dhe sfidat në mjedisin aktual të sigurisë, të dy ministrat diskutuan edhe nivelin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes si dhe fushat për thellimin e mëtejmë mes dy ministrive respektive.

Nga ana e tij, krahas shprehjes së falënderimit për mbështetjen e madhe në ndërtimin dhe zhvillimin e FSK-së, Ministri Mehaj ritheksoi mirënjohjen e thellë për investimet gjermane në vendin tonë si dhe për kontributin shumë të çmueshëm të trupave ushtarake të forcave gjermane në operacionin e KFOR-it në sigurinë e vendit dhe qytetarëve tanë .

Nga ana e saj, Ministrja Lambrecht shprehu mirënjohjen për mbështetjen e operacionit humanitar të NATO-s nga FSK për evakuimin e afganëve, mbështetjes së popullit dhe Qeverisë së Ukrainës dhe sanksioneve kundër Rusisë si dhe ofroi mbështetjen në vizionin tonë për anëtarësim në NATO”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera