Lajme

Mehaj publikon fotografi nga provinca Hatay, aty ku pjesëtarët e FSK-së shkuan për ndihmë pas tërmetit

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 10 February 2023

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se po vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në provincën Hatay të Turqisë.

Sipas tij, specialistët e kërkim-shpëtimit urban, ekipet e mjekësisë emergjente dhe ata K9, të FSK-së me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë janë duke zhvilluar operacionet e kërkim-shpëtimit në koordinim me autoritetet turke dhe ekipet e shpëtimit nga vende të ndryshme të botës.

Ai në një postim në Facebook njofton se kontingjentit të FSK-së i janë bashkuar edhe gjashtë pjesëtarë të Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit.

-Advertisement-

“Kontingjentit të FSK-së i janë bashkuar edhe gjashtë pjesëtarë të Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit të ardhur nga Kosova, dhe së bashku me organizatën AKUT po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar të mundshëm në rrënojat e një ndërtese shumëkatëshe…”, shkruan ministri.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera