Lajme

Mehaj: Pas pjesës teorike, kadetët e FSK-së kryen realizimin e operacioneve sulmuese dhe mbrojtëse

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 10 April 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës pas pjesës teorike në programin akademik ata kanë filluar edhe pjesën, shkruan Gazeta Infokus.

Mehaj përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se ata kanë filluar edhe pjesën praktike të realizimit të operacioneve urbane sulmuese dhe mbrojtëse, në mjedis kompleks urban.

“Me sukses të lartë i realizuan TTP-të në kuadër të forcave të kombinuara në spektrin e plotë të operacionit duke përdorur konstruktin standard të operacioneve urbane : kuptim, formësim, angazhim, konsolidim dhe tranzicion”, ka shkruar Mehaj./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera