Lajme

Mehaj: Ligji për Policinë Ushtarake në FSK është tejet i rëndësishëm për ruajtjen e rendit ushtarak

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 21 September 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka mirëpritur hyrjen në fuqi të Ligjit për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky ligj është tejet i rëndësishëm për ruajtjen e rendit ushtarak dhe garantimin e zbatimit të ligjit në FSK.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë:

-Advertisement-

Për herë të parë është hartuar dhe ka hyrë në fuqi Ligji për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës, që përcakton misionin, organizimin, autorizimet dhe detyrat e kësaj komponente si strukturë e specializuar e ushtrisë sonë.

Miratimi i këtij Ligji nga Kuvendi i Republikës së Kosovës është tejet i rëndësishëm për ruajtjen e rendit ushtarak dhe garantimin e zbatimit të ligjit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, mbrojtjen e jetës së ushtarëve si dhe burimeve e aseteve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Duke marr parasysh faktin se synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO, rregullimi i misionit dhe statusit të Policisë Ushtarake me ligj, është një hap tjetër drejt realizimit të këtij synimi strategjik.

Falënderojmë të gjithë deputetët për mbështetjen e vazhdueshme në konsolidimin e ushtrisë sonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera