Mehaj: Kosova me krenari mbështet zërat e guximshëm ukrainas dhe rus të së vërtetës
Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 17 March 2022
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se fushata e Rusisë kundër së vërtetës është shtrirë për vite me radhë tek aleatët e Rusisë në mbarë botën, duke përfshirë edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Ndërsa shohim se këto përpjekje janë zgjeruar brenda Rusisë dhe Ukrainës, është përgjegjësia jonë që të jemi edhe më të kujdesshëm ndaj ndikimeve keqdashëse të informacionit në rajonin tonë”.
“Për këtë kërkohet nga të gjithë ne të jemi të kujdesshëm dhe vigjilentë se në cilat platforma dhe burime të informacionit publik dhe mediatik të orientohemi për zhvillimet e përgjithshme në Botë, Evropë, si dhe rajonin dhe vendin tonë”, ka shkruar Mehaj në rrjetin social Facebook.
Ai ka theksuar se Kosova me krenari mbështet zërat e guximshëm ukrainas dhe rus të së vërtetës, të cilët, sipas tij, po rezistojnë në rrezik të madh për veten e tyre.
“Ne jemi gjithashtu krenarë për vendimin tonë për të ofruar mbështetje të veçantë për gazetarët dhe refugjatët ukrainas në Kosovë. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e saj janë në nivelin maksimal të përgjegjësisë dhe detyrës për informimin e drejtë dhe në kohë për të gjitha çështjet me interes të përbashkët”, ka thënë Mehaj.
Të tjera
-
Musliu: Reçaku plaga jonë që kullon gjạk, sot më shumë se kurrë duhet të jemi unik në mbrojtjen e vlerave të UÇK-së
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës me numër 12, Ganimet...
-
Osmani për Vuçiqin: Si ministër i propagandës “arsyetonte” masakrat, si president i Serbisë vazhdon ta mohoj Reçakun
Në kuadër të 26-vjetorit të Masakrës së Reçakut, presidentja e Kosovës, Vjosa...
-
Mediat serbe shkruajnë se Serbia ka braktisur takimin për të pagjeturit në Bruksel pas aksionit në Kosovë
Sot në Bruksel ishte konfimuar se do të mbahej takimi i parë i Komisionit të ...
-
SHBA: Masakra e Reçakut nxiti botën të veprojë, ripërtërijmë angazhimin për drejtësi
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, është deklaruar me ra...
-
Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti bëjnë homazhe në Reçak
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë vizituar gjatë dit...
-
William Walker: Pas vdekjes dua që trupi im të prehet në Reçak
Sikur çdo përvjetor, ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker ka vi...
-
Rohde: Çfarë ka ndodhur në Reçak është fakt, ata që e mohojnë e pengojnë pajtimin në rajon
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, ka shkruar me rastin e përvje...
-
Mergim Lushtaku: Sa herë përmendet Reçaku, e kujtojmë tmerrin e 15 janarit të vitit 1999
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numër 100, Mergim L...
-
KRU “Prishtina” njofton se ata që nuk paguajnë borxhet do të dërgohen te Përmbaruesi Privat
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka ftuar të gjithë konsumatorët ...
-
Arrestohet i kërkuari në Suharekë dërgohet në vuajtje të dënimit me tre vjet burg
Policia në Prizren ka arrestuar të kërkuarin me inicialet A.B., 29 vjeç, nga ...
-
“Naimi mu lut 1 vit që ta vrạs Liridonën” – Publikohet aktakuza e plotë kundër Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës
Prokuroria Themelore në Prishtinë të mërkurën (15 janar 2025) ka ngritur akta...
-
I mituri arrestohet për vjedhje dhe sụlm në market në Prishtinë
Mbrëmjen e së martës në Prishtinë një i mitur ka hyrë në ambientin e një mark...