Mediumi zviceran e pyet Sveçlen “A keni pritur që Serbia ta pushtojë Kosovën?”, kështu përgjigjet ai
Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 02 January 2023
“Vetëm të përkohshëm”, e quan depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Në një intervistë të realizuar të mërkurën e kaluar, por të publikuar dje në mediumin zviceran 20 minuten, ai flet edhe për atë se a kanë pritur “të pushtohet” vendi nga Serbia, dhe rreth asaj se a duhet partnerët ndërkombëtarë të përfshihen më shumë në atë pjesë të vendit.
U deshën plot 20 ditë që të largohen barrikadat në veri të Kosovës, të cilat u hoqën nga personat që i vendosën vetë ato.
Qeveria e Kosovës dhe institucionet e sigurisë, nuk vepruan, pasi që sipas kryeministrit Albin Kurti, “KFOR-i u kishte kërkuar kohë”.
Në intervistën dhënë mediumit zviceran, ministri Sveçka ka thënë se “kanë menaxhuar” që bashkë me partnerët ndërkombëtarë, të depërshkallëzojnë situatën, të cilën e quan, “vetëm të përkohshme”.
“Ne jemi ata që po insistojmë në rend dhe ligj, në vlera demokratike dhe në një vend që u shërben të gjithë qytetarëve njëjtë. Me ndihmën e partnerëve tanë, ne kemi menaxhuar që të sjellim një depërshkallëzim, por duke parë eksperiencat e kaluara, kjo është pa dyshim vetëm e përkohshme.” – ka thënë ai.
Një pyetje mjaft e rëndësishme i është shtruar në këtë intervistë z.Sveçlës. Ai është pyetur si vijon: “A keni pritur që Serbia ta pushtojë Kosovën?”.
Sveçla ka përmendur se kanë qenë dhe janë ende të shqetësuar, por jo edhe “të frikësuar”.
“Kemi qenë dhe jemi të shqetësuar, por nuk nënkupton se jemi të frikësuar. Analiza e situatës bazohet në fakte dhe arsye ekzistuese. Por skenarët e paarsyeshëm nuk mund të përjashtohen plotësisht. Aktualisht jemi dëshmitarë të një lufte në Evropë, në të cilën një despot ka ndjekur synime të errëta për Ukrainën dhe rajonin, duke kapërcyer vijat e kuqe që deri vonë dukeshin të paimagjinueshme.” – është përgjigjur ai.
Të tjera
-
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Tkurret numri i shtimit të popullsisë në Kosovë vit pas viti. Në dekadat e fu...
-
Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për media, ka disa akuza për Ramën
Arben Brovina, koordinator i nën komiteteve të lëvizjes Vetvendosje, qendra n...
-
Petkoviqi: Anëtarësimi i Kosovës në KiE operacion kundër Serbisë
Operacion kryesisht të drejtuar kundër Serbisë dhe popullit serb, e ka quajtu...
-
Sa ḁrmë pa leje kanë kosovarët?
Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës, paraqesin rrezik serioz, thon...
-
Arrestohet një i dyshuar për vra*je në tentativë në Ferizaj
Është arrestuar dje një person për vrasje në tentativë në Ferizaj që ka ndodh...
-
Shitet për një vlerë marramendëse, ora e njeriut më të pasur të Titanikut
Një orë xhepi prej ari, e gjetur në trupi e njeriut më të pasur në bordin e T...
-
Burri në Viti raporton se i është vjedhur kasaforta me para
Një burrë në Viti ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur një kasafo...
-
U dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, vdes shtetasja serbe
Të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jëtë një gr...
-
Iraku miraton ligjin kundër marrëdhënieve të së njëjtës gjini, deri në 15 vjet burg
Parlamenti i Irakut ka miratuar një ligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtës g...
-
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar pas sulmit në Banjskë
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kërk...
-
Moti sot me diell, temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e me vranësira të shpërndara. ...
-
Kusari-Lila: Dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese s’është kusht para votimit në KiE
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, ka ...