Mediumi gjerman analizon udhëtimin e Kancelarit Scholz në Kosovë dhe shtetet e tjera të Ballkanit
Autori: Gazeta inFokus 22:21 | 13 June 2022
Ditë më parë kancelari gjerman, Olaf Scholz ka vizituar Ballkanin Perëndimor.
Shtypi gjerman i ka kushtuar vëmendje të gjerë vizitës së kancelarit Olaf Scholz në disa shtete të Ballkanit. Frankfurter Allgemeine Zeitung është ndalur në dy refuzime.
Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan në numrin e së hënës për dy refuzime që mori për zhbllokimin e punëve në Sofje dhe në Serbi. Në Sofje tema ishte bllokimi nga Bullgaria i fillimit të negociatave të negociatave të anëtarësimit në BE për Maqedoninë e Veriut.
“Në veçanti, Sofja dëshiron që Maqedonia e Veriut të njohë ekzistencën e një pakice bullgare në kushtetutën e saj. Pas kësaj duket se qëndron pikëpamja se banorët e Maqedonisë së Veriut nuk përbëjnë një komb më vete. Edhe pikëpamja se maqedonishtja është vetëm një dialekt perëndimor bullgar është një dialekt i përhapur në Bullgari”.
Scholz e bëri të qartë në Shkup pas bisedës me kryeministrin Dimitar Kovaçevskise “BE i ka borxh veçanërisht Maqedonisë së Veriut, e cila i plotëson të gjitha kushtet për fillimin e negociatave për anëtarësim”. Negociatat e nisura dy vjet më parë, tani duhet të përfundojnë me sukses.
“Ka ardhur koha për të mbajtur premtimet, të cilat u janë bërë vendeve të Ballkanit Perëndimor qysh në vitin 2003. Fakti që e gjithë kjo ka zgjatur kaq shumë është edhe për shkak të BE. “Atij i mungonte lidershipi politik, edhe për të guxuar diçka,” tha kancelari. Maqedonia e Veriut si dhe Shqipëria e meritojnë që “konferenca e parë e anëtarësimit të hapet menjëherë”. Ai do të angazhohet që BE të të marrë një vendim përkatës për të dyja vendet.”
Analisti Markus Vener shkruan më tej se Scholzi kishte marrë tashmë një refuzim po aq të qartë sa në Sofje një ditë më parë, kur kishte shkuar në Kosovë e më pas në Serbi.
“Në Prishtinë kancelari deklaroi se nuk ishte e mundur që shtetet të cilat nuk e njohin njëri-tjetrin të bëhen anëtarë të BE. Në Beograd, ai u kundërshtua nga Presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Serbia nuk reagon ndaj presionit, “kur dikush na kërcënon”, tha Vuçiçi. Dhe: “Nuk kemi dëgjuar kurrë që kërkohet njohje reciproke”. Përkundrazi, gjithmonë është folur për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Scholzi tha për këtë se qëndrimi i Gjermanisë se edhe Kosova duhet të bëhet anëtare e BE duhej të njihej prej kohësh. “Sa për pjesën tjetër, thashë diçka që është më se dukshme, ndoshta kjo do të ndihmojë.”
“Megjithatë, kancelari nuk dëshiron të dekurajohet nga kokëfortësia e bashkëbiseduesve të tij në Beograd dhe Sofje – në çdo rast, ai nuk kishte pasur iluzione se udhëtimi i tij do të zgjidhte drejtpërdrejt problemet në Ballkanin Perëndimor. Ai tha se takoi shumë miq në udhëtimin e tij, të cilët ishin të lumtur që panë Gjermaninë të merrte këtë rol. Në fund të udhëtimit të tij, Scholz u shfaq optimist me këmbëngulje”.
“Ka shumë probleme mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, por janë jo probleme të pazgjidhshme”. Falë luftës së Rusisë, Scholzi sheh një gatishmëri të re të vendeve anëtare të BE-së për t’u angazhuar për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Sa për të gjitha kundërshtimet për këtë temë, është e sigurt se ato duhen “mënjanuar”.
Të tjera
-
Hendbollisjta me mbulesë nga Guinea që i’a solli Ferizajt kupën e parë në histori
Salematou Camara ka vendosur që karrierën e saj në hendboll ta bëj mijëra kil...
-
Analisti serb Dushan Janjiq: Pas zgjedhjeve të së dielës, Serbia është politikisht më pak stabile
Partia Përparimtare Serbe, e cila përkrahet nga Presidenti Aleksandar Vuçiq, ...
-
Gashi: Kurti me koordinim e pa koordinim ka me e hap urën e Ibrit
Avokati, Tomë Gashi i ftuar në “FIVE”, është shprehur se hapja e urës së Ibri...
-
Arifi flet me mllef për Kurtin: Është “rak”, në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë do të jem në operacionin që do ta largojë nga trupi
Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi komentoi procesin zgjedhor në Luginë...
-
“Auu kuku nanë” – Qytetari e përjeton rëndë paradën e krenarisë në Prishtinë
Java e Krenarisë në Prishtinë do të fillojë në ora 18:00, shkruan Gazeta Info...
-
Reagon Gazmir Raci pas kritikave të shumta që po paguhet 2 mijë euro nga qeveria
Një reagim tejet i madh në publik u bë pasi u raportua që analisti Gazmir Rac...
-
Marrëveshja me Danimarkën për burgjet, Edi Rama pyetet nga RAI3 nëse ai ia kërkoi këtë Kosovës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është përballur mbrëmë me gazetarin itali...
-
Ofruan shërbime mjekësore pa licencim, arrestohet dy gra
Prokuroria Themelore në Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj dy të dyshuarave ...
-
Rohde: Gjermania e përkushtuar për ta futur Kosovën në KiE, ecja përpara me Asociacionin do ta mundësojë këtë
Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde ka folur për forcimin e sundimit të ligji...
-
“Flisni me ata zotërinjtë që po e organizojnë”, deputeti i LVV-së nervozohet kur pyetet për nisjen e “Javës së Krenarisë” në objektin e qeverisë
Sot në orën 18:00 në objektin e qeverisë së Kosovës, nga kryeparlamentari, Gl...
-
Viva Fresh Store organizon eventin special më të madh deri më tani në Kosovë në përkrahje të prodhuesve vendor
Viva Fresh Store mbështetur nga USAID - Kosovo Compete Activity – në Qendrën ...
-
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Japoninë
Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka njoftuar se një tërmet me magnitudë 6.0...