Lajme

Mediat sllovene: Martin Berishaj, “mushkë financiare” e Golobit, si i çoi para dikujt që thotë se s’e njihte?

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 27 January 2023

Mediat në Slloveni po vazhdojnë të shkruajnë për skandalin financiar, në të cilin përfshihet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Televizioni “Nova24” dhe gazeta sllovene, “Demokracija” ka raportuar gjatë të mërkurës dhe enjtes se provat se Berishaj ishte “mushka financiare” e kryeministrit slloven, Robert Golob, “nuk fshehen dot”.

Golob ka thënë se nuk e njeh Berishajn dhe mediat sllovene shkuajnë se kjo “është e pamundur të besohet”.

“Lind pyetja – si mund t’i transferosh kaq shumë para dikujt që nuk e njeh – dhe janë para të taksapaguesve?”, shkruan “Demokracija”.

-Advertisement-

Së fundmi “Nova24TV” publikoi edhe disa dëshmi për tërheqjen e shumave të mëdha të parave që Berishaj e kishte bërë nga kompania e tij “MB Consulting” në Prishtinë. Në periudhën 2019-2020, ai raportohet se ka bërë më shumë se dhjetë tërheqje ‘cash’ të parave me vlerë totale prej pak më shumë se 600 mijë eurosh.

Sipas raportimeve operacione bankare zhvilloheshin paralelisht midis degës së GEN-I (furnizuesit të energjisë elektrike në Slloveni” në Beograd dhe kompanisë së tij MB consulting e filialit të tij në Mal të Zi dhe në Prishtinë. Përmenden transaksionet bankare të MB Consulting me degën e GEN-I në Beograd.

Transaksionet në Mal të Zi i kishte zbuluar gazeta online Reporteri.net në një hulumtim të publikuar në maj të vitit 2021.

Pas transaksioneve Berishaj ka tërhequr parat e derdhura nga dega serbe e GEN-I në Beograd. Gjatë kësaj kohe, nga GEN-I Beograd në llogarinë e biznesit të Berishajt në Prishtinë, i janë transferuar pak më shumë se 1.5 milionë euro në vitet 2015-2022, raporton media sllovene “Nova24TV“.

isa prej parave, Berishaj pretendohet se i ka dorëzuar të gatshme te Golobi.

Martin Berishaj ka realizuar 1.985.408 euro të ardhura vjetore nga viti 2016 deri në vitin 2021 për filialin e MB Consulting në Mal të Zi.

Siç duket, aktorët e aferës (Golob dhe Berishaj) kanë transferuar (pastruar?) gati 100 milionë euro nga viti 2015 deri në më 2021, shkruajnë mediat sllovene.
isa prej parave, Berishaj pretendohet se i ka dorëzuar të gatshme te Golobi.

Martin Berishaj ka realizuar 1.985.408 euro të ardhura vjetore nga viti 2016 deri në vitin 2021 për filialin e MB Consulting në Mal të Zi.

Siç duket, aktorët e aferës (Golob dhe Berishaj) kanë transferuar (pastruar?) gati 100 milionë euro nga viti 2015 deri në më 2021, shkruajnë mediat sllovene.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera