Lajme

Mediat ruse: Ka nisur raundi i tretë i bisedimeve Ukrainë-Rusi

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 07 March 2022

Në Bjellorusi ka nisur raundi i tretë i bisedimeve ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, njoftoi në transmetim agjencia shtetërore e mediave Rusia 24, raporton CNN.

Vendndodhja për këtë ngjarje nuk është bërë e ditur. Ndërsa raundi i parë i bisedimeve, ishte më 28 shkurt, dhe seti i dytë, më 3 mars, të dyja u zhvilluan në Bjellorusi, shkruan CNN, raporton Gazeta Infokus.

Ndërkohë, ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov dhe ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba do të takohen të enjten në Antalia, Turqi, sipas ministrisë së jashtme ruse.

-Advertisement-

Kjo ende nuk është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Ukrainës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera