Lajme

Media austriake flet për korrupsionin e çiftit Meta: 700 mijë euro në inagurimin e Trump…

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 16 May 2022

Një person i cili mendohet se ka zbuluar një skandal për presidentit e Shqipërisë Ilir Meta, mes tmerrit dhe lotëve, është i fshehur në një vend sekret të Austrisë. Atij i rrezikohet jeta andaj kërkon strehim në vendin alpik, shkruan në numrin e sotëm bulevardeskja “Kronen Zeitung”.

Pasi tregohet shkurtimisht rezymeja e rrugëtimit politik të Metës, Meta përshkruhet si “thellësisht i korruptuar”, kjo falë edhe dëshmitarit që ka folur për gazetën austriake.

Gjithçka nis në 2017, gjatë inaugurimit të presidentit Donald Trump, sepse në 20 janar të po atij viti, Meta ka shpërndarë një foto të tij dhe një shoku partiak nga Kapitoli në Uashington. Por për këtë është dashur të paguajë 700,000 mijë dollarë. Kjo është mundësuar përmes një kompanie qipriote offshore Dorelita Limited dhe si protagonist shfaqet edhe një avokat i afërt me presidentin shqiptar, raporton Gazeta Express.

-Advertisement-

Nuk kursehet as Zonja e Parë

Në artikullin e Kronen Zeitung përmendet edhe bashkëshortja e presidentit Monika Kryemadhi. Kjo e fundit harxhon 50 mijë euro në muaj për takim me senatorë amerikan, dreka dhe darka, ushëtime dhe sipas gjitha gjasave edhe operacioneve plastike.

Kjo pritet të jetë një akuzë shtesë për çiftin presidencial, që prej kohësh akuzohen si të korruptuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera