Lajme

MEA: Është proceduar pagesa për Trepçën, punëtorët sot i marrin pagat

Autori: Islam Morina 12:25 | 02 March 2021

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshjen për ndihmë financiare, për subvencione dhe investime kapitale në vlerë prej 3 milionë euro me Trepçën, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga kjo ministri ku kanë thënë se pritet që sot gjatë ditës punëtorët e Trepçës t’i marrin pagat e tyre.

Komunikata e plotë:

-Advertisement-

“Është proceduar pagesa për Trepçën

Nr. 22/21
Prishtinë, 02.03.2021

Më datë 16 shkuar 2021, Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj, ka nënshkruar me Trepçën Marrëveshjen për ndihmë financiare, për subvencione dhe për investime kapitale, në shumë prej 3 milionë eurosh.

Procedurat e pagesës së mjeteve marrin pak kohë dhe sapo jemi njoftuar se tashmë janë kryer pagesat dhe punëtorët e Trepçës sot gjatë ditës pritet t’i marrin pagat e tyre.

Qeveria e Kosovës në vazhdimësi ka ndihmuar Trepçën. Në nëntor të vitit të shkuar,Qeveria kishte ndarë 1.1 milion për këtë ndërmarrje”, thuhet në komunikatëne e MEA-së./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera