Sport

Me përmbysje të jashtëzakonshme mbyllet derbi ndërmjet Gjilanit dhe Dritës

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 29 November 2020

Drita e ka mposhtur Gjilanin më rikthimi të jashtëzakonshëm në minutat e fundit të takimit, në sfidën e zhvilluar në kuadër të xhiros së 15-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

‘Bardhekaltërit’ kanë triumfuar me rezultat 3-2, edhe pse ishin duke humbur 2-1 deri në minutën e 89’.

Golat për Gjilanin i realizoi Darko Nikaç në minutën e 7’ dhe 40’, ndërsa për Dritën shënuan Hamdi Namani në minutën e 26’, Astri Fazliu në minutën e 89’ dhe Betim Haxhimusa në minutën e 90’.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Drita renditet e dyta me 30 pikë, ndërsa Gjilani zbret në pozitën e katërt me 20 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera