Sport

Me këtë rezultat mbyllet ndeshja ndërmjet Trepçës ’89 dhe Ballkanit

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 21 March 2021

Ballkani ka arritur një fitore të madhe në udhëtim te Trepça ’89 me rezultat 0-2, në duelin e vlefshëm për javën e 26-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë, golat për suharekasit i shënuan Mirlind Daku dhe Arbër Hoxha.

Daku realizoi në minutën e 36’, kurse Hoxha në minutën e 69’.

-Advertisement-

Këtë takim nga afër e shikoi edhe trajneri i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, i cili është kritikuar për mos ftesën e Mirlind Dakut për ndeshjet e muajit mars.

Image

Pas kësaj fitoreje Ballkani ka kaluar në vendin e parë me 55 pikë, aq sa ka edhe Drita që renditet e dyta, kurse Trepça ’89 pozicionohet e gjashta me 32 pikë.

Ndeshjen e radhës ‘portokallinjtë’ e luajnë në shtëpi ndaj Prishtinës, kurse ‘minatorët’ në udhëtim te Drenica./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera