Lajme

“Me gjakun e amerikanëve do ta ndihmojmë UÇK-në”, bisedë e gjeneralit Clark me vartësit e tij

Autori: Gazeta inFokus 21:29 | 03 April 2023

Wesley Clark, i cili udhëhoqi fushatën e NATO-s në Kosovë si Komandanti Suprem i Aleancës në Evropë, kishte shkruar një libër pak vite pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Ish-komandanti i përgjithshëm i NATO-s, në librin e tij ”Të bësh luftë moderne”, kishte treguar edhe anën e panjohur të luftës së Kosovës.

Detaje të pathëna të negociatave e koordinimeve të sulmeve ushtarake ishin treguar për herë të parë në këtë libër.

-Advertisement-

Se aleanca mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe NATO-s ishte shumë e afërt, këtë e dëshmon personalisht gjenerali Clark në këtë libër.

Ai ka treguar për bisedën dramatike që ka zhvilluar me dy vartësit e tij: Mike Short dhe Jay Hendrixin, gjatë luftimeve të UÇK-së për Majën e Pashtrikut.

”Deri në orën 13:00, thash unë, ju do të më thoni se çfarë do të ndërmerrnit për t’i ndihmuar UÇK-së të mbajë pozicionet në majë të malit. Mali nuk do të humbet. Ne nuk do t’i lejojmë serbët të ngjiten në majë të malit. Do të paguajmë për atë majë të malit me gjakun e amerikanëve, nëse nuk i ndihmojmë UÇK-së të mbajë pozicionet. Ky është prioriteti im numër një”, tregon në rrëfimin e tij gjenerali Clark/demokracia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera