Lajme

Me 81 vota pro, Justina Shiroka Pula zgjedhet presidente e Republikës së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 00:13 | 07 October 2026

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentes së re, pas zhvillimeve intensive politike të orëve të fundit.

Shiroka-Pula mori 81 vota, duke siguruar votat e nevojshme për t’u zgjedhur në krye të shtetit.

-Advertisement-

Emri i saj u propozua vetëm pak para përfundimit të afatit për zgjedhjen e presidentit, ndërsa PDK-ja më pas deklaroi se Shiroka-Pula ishte emër i pranueshëm për këtë parti.

Shiroka-Pula, 73-vjeçare, është kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa më herët ka qenë ministre e Energjisë dhe Minierave dhe deputete e Kuvendit të Kosovës./GazetaInfokus

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy