Lajme

Me 50 vota pro Parlamenti e rrëzon Qeverinë e Abazoviqit

Autori: Gazeta inFokus 01:12 | 20 August 2022

Është rrëzuar nga pozita e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

50 deputetë votuan pro shkarkimit të tij, raporton Vijesti, trasnmeton Express.

Seanca e sotme ka zgjatur gati 13 orë kur ka pasur debat të ashpër mes Abazoviqit dhe opozitës.

-Advertisement-

Ai ka thënë se “po iu pengon ai fakti që është shqiptar”.

Por mocioni i mosbesimit erdhi, pasi Abazoviq më 3 gusht e kishte nënshkruar një marrëveshje me Kishë Ortodokse Serbe.

Pas kësaj Milo Gjukanoviq, president i Malit të Zi e kishte nisur iniciaticën për rrëzimin e tij.

Nuk dihet nëse Mali i Zi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme apo do të formohet një qeveri e re.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera