Lajme

Më 18 dhe 19 janar takohet Komiteti Ushtarak i NATO-s, diskutohet edhe për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 03 January 2023

Komiteti Ushtarak i NATO-s do të takohet më 18 dhe 19 janar 2023 në Bruksel të Belgjikës, ku do të diskutohet edhe për situatën në Kosovë, sigurinë dhe misionin e KFOR-it.

Siç njofton faqja zyrtare e NATO-s, takimi do të drejtohet nga presidenti i Komitetit Ushtarak, Rob Bauer, ndërsa do të marrin pjesë 32 ministrat e mbrojtjes dhe po ashtu homologët e tyre nga Finlanda e Suedia.

Në ditën e dytë të takimit, më 19 janar, ministrat e mbrojtjes do të takohen me partnerët operativë të forcës KFOR, Armeninë, Austrinë, Finlandën, Irlandën, Moldavinë, Suedinë, Zvicrën dhe Ukrainën.

-Advertisement-

“Situata do të koncentrohet për situatën në terren, për gjendjen e sigurisë dhe misionin e KFOR-it”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera