Lajme

Më 1 mars organizohet protestë në Hagë- “Për UÇK-në dhe të vërtetën”

Autori: Gazeta inFokus 07:29 | 13 February 2023

Në Hagë, aty ku ndodhet selia e Gjykatës Speciale do të ketë një protestë më 1 mars.

Janë shqiptarët e diasporës ata që nën moton “Për UÇK-në, të vërtetën dhe drejtësinë”, do të mblidhen për të dhënë mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së.

Organizatorët e protestës kanë bërë thirrje që grumbullimi të jetë masiv dhe protesta të zhvillohet paqësisht në ditën e fillimit të gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

-Advertisement-

Shqiptarët e diasporës po shprehen të pakënaqur me proceset që po zhvillohen pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Sipas tyre, ish-krerët e UÇK-së po përballen me një proces politik, shkruan KosovaPress.

Ata nuk kundërshtojnë gjykatën, por i bëjnë asaj thirrje për vendosje të drejtësisë ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen atje.

Një leje për organizim të protestës tashmë është siguruar nga autoritetet holandeze dhe qytetarët pritet të mblidhen në rrugën “Laan van Reagan en Gorbatsjov”, Den Haag, të mërkurën e 1 marsit nga ora 10:00 deri në 12:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera