McCarthy zgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve pas 15 rundesh votimi
Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 07 January 2023
Pas 15 rundesh votimi, lideri republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, është zgjedhur kryetar i këtij institucioni.
U deshën katër ditë dhe 15 raunde votimi që McCarthy të fitonte, pavarësisht se partia e tij kishte shumicën në Dhomë.
Në zgjedhjet e mesmandatit, republikanët fituan një shumicë të ngushtë në Dhomë 222-212, nga 435 ulëse. Ndërkaq, demokratët mbajtën kontrollin e Senatit.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve është personi i dytë për presidencën, pas nënpresidentes Kamala Harris. Ky person vendos agjendën e Dhomës dhe pa miratimin e tij ligjet nuk mund të kalojnë.
McCarthy u bë kandidati i parë në 100 vjet që nuk arriti të zgjidhet kryetar i Dhomës në votimin e parë, pavarësisht se partia e tij ka shumicën.
Për zgjedhjen e kryetarit të ri duheshin 218 vota nga 435 ligjvënës sa ka Dhoma. Republikanët kanë 222 ulëse.
Por, një grup prej 20 ligjvënësish republikanë, të linjës së ashpër, refuzuan për disa ditë t’i japin mbështetje McCarthyt për t’u zgjedhur. Ligjvënësit që kundërshtuan zgjedhjen e tij janë shprehur skeptikë ndaj qëllimeve të McCarthyt, pavarësisht se ai ka mbështetjen e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
Në një kthesë të jashtëzakonshme në rundin e 12-të të votimit, McCarthy i bindi 14 republikanë që të votonin për të, por atij i mungonin edhe tri vota për të marrë këtë post, që përsëri nuk arriti të fitonte as në rundin e 13-të dhe 14-të.
Kjo ndodhi tek në rundin e 15-të kur ai siguroi mbështetjen e 218 ligjvënësve.
Zgjedhja e kryetarit të ri të Dhomës së Përfaqësuesve ishte kyçe, pasi pa u zgjedhur ai nuk mund të betoheshin anëtarët e rinj të Dhomës, të formoheshin komitete, të çoheshin përpara ligje e as të hetohej administrata e presidentit amerikan, Joe Biden./REL
Të tjera
-
Me inciativë të Pacollit, së shpejti një shesh në Nairobi do të emërohet me emrin e Nënë Tereza- do të ngritet edhe shtatore
Jetlir Zyberaj, ish-shefi i stafit të ish-presidentit Behgjet Pacolli, ka njo...
-
“Qytetarët e Klinës janë forca ime dhe e AAK-së”- Haxhi Ibishi me plotë emocione flet për hapjen e fushatës së AAK-së
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Ibishi me n...
-
Arrestimi i Arsenijeviqit në veri, deklarohen nga Policia e Kosovës
Kryetari i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq është liruar pas arresti...
-
Valdrin Sahiti i ashpër për politikanët: Aty ka njerëz që s’kanë menaxhu as në shtëpi të vet
Figura nga kultura e sporti i janë bashkuar partive politike për të garuar në...
-
Xhemaili i AAK-së: Kjo madhështi e hapjes së fushatës na përcjell drejt fitores me 9 shkurt
Kandidati për deputet nga koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me n...
-
Haradinaj: Kurti në pozicionin e njëjtë me Dodikun dhe Vuçiqin sa i përket angazhimit për anëtarësim në NATO
Kandidati i AAK-së për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikua...
-
Krasniqi për Qeverinë Kurti: Mburracakë jokompetentë që s’kanë bërë asgjë, potenciali i Kosovës u shpërdorua për katër vjet
Sonte, në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës ka...
-
Bedri Hamza: Me masivitet të jashtëzakonshëm Ferizaj i dha sonte mbështetje misionit tonë për Kosovën
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, nga tubimi në Fe...
-
“Albin Kurti është enciklopedi e gjallë. Fat i mirë që e kemi kryeministër”, ky është vlerësimi i babait të Doarsa Kicës, “të përkëdhelurës” së Lumir Abdixhikut të LDK-së
Babai i Doarsa Kicës, Xhelil Kica, profesori i njohur dhe i respektuar, ka dh...
-
Minatori i Trepçës i dhuron Albin Kurtit gur të çmuar pasi përfundoi fjalimin në tubimin në Mitrovicë
Një minator i Minierës së Trepçës ka sjellur një gur të çmuar në tubimin e Lë...
-
Arsenijeviq pengon policinë, momenti kur arrestohet në Mitrovicë (PAMJE)
Kryetari i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, është ndaluar në shëtit...
-
Hamza: Ju siguroj që me mua si kryeministër, Kosova do të jetë më e zhvilluar
Kandidati i Partisë Demorkatike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, par...