Sport

Mbretërit e Evropës shkruajnë historinë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 22:56 | 03 June 2017

Real Madridi është bërë skuadra e parë në histori të Ligës së Kampionëve që fiton këtë trofe dy herë me radhë.

Real Madridi ka fituar Ligën e Kampionëve për sezonin 2016/17. Los Blancos e mposhtën në finale Juventusin 4:1 për të shkruar histori.

Me këtë triumf, Reali ka thyer rekord historik, duke u bërë klubi i parë që e fiton dy herë me radhë Ligën e Kampionëve.

-Advertisement-

Ishte Cristiano Ronaldo ai që udhëhoqi Real Madridin drejt triumfit duke shënuar dy gola (20’ dhe 64’), derisa dy golat  tjerë i shënuan Casemiro (61’) dhe Marco Asensio (90’).

Reali tani ka shënuar 503 gola në Champions, më shumë se çdo skuadër tjetër, derisa Ronaldo theu rekord historik duke u bërë lojtari i parë që shënon në tre finale të Champions League.

Ky është titulli i 12’të për Los Blancos, pesë më shumë se ndjekësi më i afërt, Milani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera