Lajme

Jasharaj: Qeveria Kurti ka bërë çmos që t’i shuajë sindikatat

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 26 Nëntor 2024

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës në Kosovë Rrahman Jasharaj, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova ka thënë se Qeveria Kurti ka qasje armiqësire ndaj sindikatave.

Ai në veçanti përmendi ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovaciont, Arbërie Nagaci, të cilën e akuzoi se është munduar që t’i shuajë këto sindikata.

“Duke i shlyer nga anëtarësia nga regjistrat anëtarësinë tonë dhe duke na obliguar për diçka që nuk ka ndodhur në shtetet demokratike të Evropës që rishtazi të deklarohemi në E-Kosova. Ata kanë shpresuar që mësimdhënësit do të hezitojnë, punëtorët e arsimit do të hezitojnë dhe nuk do të regjistrohen, dhe në këtë mënyrë ata do ta shpallnin të shuar një sindikatë, por ndodhi e kundërta”, tha Jasharaj në Klan Kosova.

-Advertisement-

Jasharaj njoftoi se më 4 dhjetor SBASHK do të ndërmerr veprimin e parë sindikal duke protestuar.

Kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës theksoi se në këtë protestë pritet të marrin pjesë deri në 2 mijë persona.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy