Lajme

Mbretëria e Bashkuar: Rusia e shqetësuar nga vonesa për kapjen e Mariupolit

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 18 April 2022

Qytetet ukrainase duke përfshirë Kievin dhe Lviv në Ukrainën perëndimore janë nën bombardime të reja.

Por, përditësimi më i fundit i inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar fokusohet në luftimet në lindje të vendit, përfshirë në qytetin port të rrethuar të Mariupolit.

Ministria e Mbrojtjes tha se Rusia do të shqetësohet për sa kohë i është dashur për të nënshtruar qytetin, rezultat i rezistencës së fortë të Ukrainës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Ministria e Mbrojtjes thotë se ka pasur “viktima të konsiderueshme” në mesin e popullatës civile të Mariupolit gjatë sulmeve.

Ndryshe, ministri i Jashtëm i Ukrainës akuzoi më herët Rusinë se po përpiqet të rrafshojë me tokë qytetin me vendndodhje strategjike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera