Lajme

Mblidhet Qeveria, vendos për seancën e radhës

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 03 May 2023

Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur për të vendosur për seancën e radhës.Në rend dite janë dy pika: Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit si dhe Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Më pas do të ketë seancë nga ora 11:00. Në seancë në rend dite do të jenë pikat e papërfunduara që nga muaji shkurt, mars e prill.Në javët e fundit, disa seanca të Kuvendit janë shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit.

Rendi i ditës i seancës:I. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 2 shkurt dhe 22 mars 2023:

-Advertisement-

  1. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb.II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 9 shkurt 2023:
  2. Përzgjedhja e një (1) anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 shkurt 2023:
  3. Votimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-208 për parqet industriale dhe teknologjike,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-209 për investime të qëndrueshme,
  6. Shqyrtimi i Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.IV. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 9 mars 2023:
  7. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021,
  8. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”,
  9. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP “Trepça Sh.A”,
  10. Emërimi i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
  11. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës në mbështetje të Fondit Kosovaro-Amerikan për Arsim (KAEF).V. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 mars 2023:
  12. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
  13. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-214 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158,
  14. Formimi i Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,
  15. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,
  16. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,
  17. Zgjedhja e një (1) zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë,
  18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-210 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
  19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-218 për organizimin e tregut për produktet bujqësore,
  20. Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës.VI. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 6 dhe 7 prill 2023:
  21. Votimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës,
  22. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-110 për Agjencinë e Kosovës për Akreditim,
  23. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-155 për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të drejtave të njeriut,
  24. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-201 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-081 për energjinë,
  25. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-160 për pensionet e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore,
  26. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-220 për çmimin e produkteve medicinale,
  27. Shqyrtimi i rekomandimit lidhur me auditimin e procesit të shitjeve me negocim direkt në Agjencinë Kosovare të Privatizimit,
  28. Shqyrtimi i propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të seancës plenare, nr.08-V-321, i datës 23 qershor 2022.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera