Mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën

Autori: Gazeta inFokus
15:50 | 10 January 2025
Qeveria e Kosovës sot mbajti mbledhjen e saj të rregullt ku mori disa vendime.
Në këtë mbledhje Lyra Osmani u emërua në pozitën e Inspektorit të Përgjithshëm në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, ndërsa Avni Kastrati u emërua në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Po ashtu, Qeveria mori vendim për rritjen e pensioneve për 20% për familjet e kategorive të dala nga lufta.
Njoftimi i plotë i ZKM-së:
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje të rregullt, në të cilën ka:
Përditësuar Listën Shtetërore Strategjike për Mallra me Përdorim të Dyfishtë, për mallrat që vihen nën kontroll për shkaqe të sigurisë kombëtare, politikës së jashtme, sigurisë publike ose për arsye të drejtave të njeriut;
Aprovuar rritjen e përfitimeve dhe pensioneve duke përditësuar tabelën në Shtojcën 1. të Ligjit për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave Civile dhe Familjeve të Tyre. Me këtë vendim edhe zyrtarisht aprovohet rritja për 20% e pensioneve mbi shumën aktuale për familjet e dëshmorëve, invalidët, veteranët, pjesëtarët e UÇK-së, viktimat e dhunës seksuale dhe viktimat civile;
Emëruar znj. Lyra Osmani në pozitën e Inspektorit të Përgjithshëm në kuadër të Zyrës së Kryeministrit;
Emëruar z. Avni Kastrati në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës në kuadër të Zyrës së Kryeministrit;
Aprovuar Raportin për Vlerësimin Ex – Post të Ligjit Nr. 04/L-184 për Administrimin e Punës në Zyrë. Vlerësimi i Ligjit për Administrimin e Punës në Zyre është bërë me kërkesën e Ministrisë përgjegjëse për administratën publike, asaj të Punëve të Brendshme. Të gjeturat tregojnë që ligji në fjalë nuk gjen zbatim të plotë dhe që ka mungesë të kapaciteteve që sigurojnë një gjë të tillë. Me adresimin e të gjeturave do ndërmerren hapat e nevojshëm për të siguruar cilësinë e ligjit dhe zbatimin e plotë të tij.

Të tjera
-
Ikin mjekët, a po rrezikohet mbyllja e ORL-së?
Largimi i specialistëve nga klinika e Otorinolaringologjisë në vitet e fundit...
-
Haradinaj: Askush nga partitë nuk ka entuziazëm për krijimin e qeverisë së re
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kome...
-
Osmani viziton Krushë e Vogël, në prag të Festës së Bajramit grave u shpërndan dhurata
Në prag të festës së Bajramit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shkoi përs...
-
Njohja e parë dhe e vetme në pesë vjet, vlerësohet se s’është punë e MPJD-së
Vallëzimi dhe takimet e Tamara Vuçiq, zonjës së parë të Serbisë, krahas një d...
-
Haxhiu: Nënat e Gjakovës janë zëra të kujtesës sonë kombëtare
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, vizitoi Shtëpinë-Muze të n...
-
Tarifat amerikane ndaj makinave që importohen, kryeministri kandez po diskuton me kabinetin për përgjigje ndaj SHBA-ve
Kryeministri kanadez Mark Carney po takohet me kabinetin e tij për të diskutu...
-
Xhavit Haliti falënderon votuesit: “Nuk u zgjodha deputet, po do të vazhdoj të jem zë i fuqishëm brenda PDK-së”
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka shpreh...
-
Mosmarrëveshje të vazhdueshme mes Kosovës dhe Serbisë për vizitat zyrtare
Zyrtarët e Kosovës dhe Serbisë do të bëjnë vizita të ndërsjella, për të çuar ...
-
Kush i siguroi mandatet në Kuvend?
Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar sot rezultatet përfundimtare të zgjed...
-
Samiti për Ukrainën, Scholz-Macron: Mos bëni gabim të hiqni sanksionet ndaj Moskës
Heqja e sanksioneve kundër Rusisë do të ishte një gabim i madh. Kështu është ...
-
Osmani bisedon me presidentin e Kenias: Mund të llogarisni në Kosovën si një aleat dhe partner të vërtetë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një bised...
-
Molliqaj për prenkun e Kurtit nga rusët: E frikshme qasja e tij instrumentalizuese deri në fund
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, duke folur për rrengun në të cilin ra kry...