Mbi 8 orë protestë me gurë e flak*ë te Bashkia e Tiranës, dhjetëra të arrestuar, policë e gazetarë të plago*sur
Autori: Gazeta inFokus
22:18 | 13 October 2026
Mbi 8 orë protestë, përplasje me policinë, gurë, flakadanë, zjarre, gaz lotsjellës dhe ujë me presion.
Protesta e studentëve e zhvilluar këtë të martë para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me incidente të shumta, ndërsa policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe disa autobotë me ujë. Deri më tani raportohet për 23 persona të arrestuar, disa efektivë policie të lënduar, si dhe dy gazetare të lënduara.
Tensionet nisën që në minutat e para të tubimit, kur protestuesit hodhën vezë në drejtim të Ministrisë së Arsimit dhe shkruan me sprej në muret e godinës. Situata u përshkallëzua më pas, kur një pjesë e protestuesve shkulën kangjellat metalike dhe morën tulla nga trotuari, të cilat i hodhën në drejtim të godinës, duke thyer xhamat e dritareve. Protestuesit kaluan më pas brenda rrethimit të Ministrisë së Arsimit, ndërsa nga turma u dëgjuan thirrjet “Digje, digje”. Ata tentuan të shqyenin derën e hekurt dhe të futeshin brenda godinës, ndërsa u hodhën edhe flakadanë.
Policia ndërhyri pas 60 minutash duke krijuar një kordon përpara godinës. Në disa momente tensioni, efektivët përdorën shkopinj gome dhe nisën shoqërimet e protestuesve.
Në ndërhyrje u përfshinë edhe disa autobotë me ujë, të cilët u përdorën për shpërndarjen e turmës. Gjatë tensioneve pati edhe persona të lënduar.
Pasi u shpërndanë nga ndërhyrja e policisë, protestuesit u rigrumbulluan dhe vijuan protestën. Në drejtim të forcave të rendit u hodhën shashka dhe sende të forta, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për t’i shpërndarë.
Një grup protestuesish të maskuar shkulën gjithashtu kangjellat nga trotuaret dhe i vendosën në mes të rrugës, duke tentuar të pengonin kalimin e autobotëve me ujë, pas të cilëve ndodheshin forcat e policisë.
Protestuesit u shpërndanë disa herë pas përdorimit të gazit lotsjellës, por u mblodhën përsëri. Në vijim, një pjesë e tyre u zhvendosën drejt Sheshit “Skënderbej” dhe hyrjes së Rrugës së Durrësit, ku ndezën disa vatra zjarri dhe shkatëruan një biznes privat.
Gjatë incidenteve, një grup protestuesish sulmoi fizikisht edhe një efektiv policie. Policia shoqëroi një prej protestuesve, i cili në momentin e ndërhyrjes ndodhej në një biçikletë.
Gjatë protestës janë lënduar gjithashtu dy gazetare, ndërsa disa efektivë policie kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjeve.
Më pas ata janë zhvendosur nga Ministria e Arsimit drejt bashkisë së Tiranës, ku si fillim kanë hedhur gurë drejt derës së godinës, ku më pas kanë arritur që ta thyejnë derën. Disa prej protestuesve janë futur brenda në godinë, ndërsa menjëherë më pas ka mbërritur aty edhe policia, dhe ka nisur me arrestimet.

T� tjera
-
Kurti pranoi paportin vjetor të punës së Institutit të Krim*eve të Kryera gjatë Luf*tës në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e K...
-
Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot m...
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...
-
Kurti: Policia është pajisur me armë të gjata, automjete e autoblinda të reja
Kryeministri, Albin Kurti, ka vlerësuar rëndësinë e Policisë së Kosovës dhe p...
-
Klinika e Radiologjisë ende vazhdon të ballafaqohet me mungesë të stafit “Besoni janë rritur shumë shërbimet”
Zgjerimi i shërbimeve diagnostikuese në Klinikën e Radiologjisë në Qendrën Kl...
-
BQK njofton se ka aplikuar zyrtarisht për përfshirje të Kosovës në SEPA
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar sot se ka dorëzuar zyrtarisht apli...
-
Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime
Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratua...
-
Fundjava me mot të qëndrueshëm, temperaturat zbresin deri në -4 gradë Celsius
Gjatë fundjavës në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me vra...
-
Gjilan: Katër persona dërgohen në paraburgim për armëmbajtje pa leje
Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti, ua ka caktuar masën e paraburgimit...
-
Prattipati pret në takim gjeneralin amerikan Osborn në vizitën e tij të fundit zyrtare në Kosovë
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar ...
-
Qytetari nga Ferizaj gjen rreth 270 euro, i dorëzon në polici
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, sot, rreth orës 14:00, në r...




































