Lajme

Mbi 70 aksidente trafiku brenda një ditë në Kosovë, dy prej tyre me fatalitet

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 13 July 2022

Në 24 orët e fundit në Kosovë, policia ka dënuar 2 mijë e 187 persona për mosrespektimin e rregullave në trafik, shkruan Gazeta Infokus.

Në po të njëjtën ditë, kanë ndodhur 75 aksidente trafiku, ku prej tyre 2 janë me fatalitet, ndërsa 29 aksidente të tjera kanë ndodhur me të lënduar si dhe 44 aksidente të tjera më dëme materiale.

Policia e Kosovës në të njëjtën interval kohor ka arrestuar 20 persona, 15 të tjerë janë dërguar në mbajtje si dhe 3 persona janë në vuajtje të dënimit./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera