Lajme

Mbi 500 persona me oksigjeno terapi në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 19 November 2020

Që nga rasti i parë kur është shënuar në Kosovë me koronavirus e deri më sot, kanë rezultuar pozitiv  32.022 persona, ndërsa janë 874 raste të vdekjes dhe 19,024 të tjerë janë shëruar, shkruan Gazeta inFokus.

Të dhënat e fundit për covid19 i ka publikuar Ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj.

Sipas, Shërbimit Spitalor dhe Klinikës Universitare të Kosovës, me koronavirus po trajtohen 796 pacientë prej të cilëve 526 janë të konfirmuar me Covid19 dhe janë të shtrirë ne klinika dhe spitale.

-Advertisement-

Ndërsa 568 janë me oksigjeno terapi, 41 persona janë me CPAP maskë dhe 15 të tjerë janë në respirator.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga 1,816 testime, kanë rezultuar  pozitiv 807 raste të reja me koronavirus, 677 janë shëruar dhe 14 persona kanë humbur jetën. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera