Mbi 3.5 milionë euro dëme në Rahovec nga vërshimet në shtator
Autori: Gazeta inFokus 20:36 | 11 October 2022
Si pasojë e të reshurave të mëdha të shiut, më 17 shtator të këtij viti, komuna e Rahovecit është goditur në masë të madhe nga përmbytjet si në shtëpi banimi, ekonomi familjare, biznese, hapësira dhe objekte publike, bujqësi etj. Vlera e llogaritur e dëmit sipas autoriteteve lokale është mbi 3.5 milionë euro.
Pas vendimit të kryetarit të komunës, Smajl Latifi, është formuar komisioni që ka evidentuar dhe regjistruar dëmet në amvisëri, ekonomi të shumta familjare e biznese, bujqësi dhe infrastrukturë publike.
Latifi bëri të ditur se në raportet e përgatitura nga komisionet për vlerësimin e dëmeve në bujqësi, ekonomi familjare dhe biznese, amvisëri e infrastrukturë publike, është paraqitur vlera e dëmit total është: 3,546,477.66 euro.
Latifi tha se i kanë bërë kërkesë Qeverisë së Kosovës për kompensimin të dëmeve pasi një barrë e tillë financiare është shumë e rëndë dhe e papërballueshme për buxhetin e komunës së Rahovecit.
“Kërkesat janë parashtruar për kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti dhe ministritë gjegjëse: MBPZHR, MAPL, MMPHI, MINT, ku edhe kemi kërkuar që të ndahet buxhet për t’i kompensuar qytetarët e dëmtuar të komunës sonë. Si kryetar i Komunës shpreh shqetësimin tim për situatën e krijuar si pasojë e përmbytjeve dhe vërshimeve, njëkohësisht kërkoj përkrahje nga Qeveria për ta tejkaluar më lehtë gjendjen momentale, duke insistuar në kompensimin e dëmeve të mëdha – tashmë të ditura, pas vlerësimit nga ana e komisioneve tona”, tha Latifi në Facebook.
Përpos Rahovecit, komuna tjetër më e prekur ishte ajo e Gjakovës, por që deri më tani nuk ka pasur shifër të raportuar nga dëmet në këtë komunë.
Të tjera
-
100 litra shi për metër katror – Jugu i Gjermanisë i rrezikuar nga përmbytjet e shekullit
100 litra shi për metër katror- Frikë nga përmbytjet në jug të Gjermanisë ...
-
Osmani kishte takuar djalin e Afrim Bunjakut dhe disa fëmijë të tjerë për nder të 1 Qershorit
Presidentja Vjosa Osmani kishte takuar disa fëmijë, përfshirë edhe djalin e h...
-
Vdes ish-komandanti i UÇK-së nga Drenasi, Zejnullah Prokshi
Komandanti i Brigadës 114 dhe bashkëluftëtari i Adem e Hamëz Jasharit e shumë...
-
Analiza e EUISS: Një sy vigjilent të mbahet në Veri, Perëndimi të angazhohet, ndryshe ka rrezik për eskalim
Instituti i Bashkimit Evropian për Studime të Sigurisë kanë publikuar një ana...
-
Gjenerali amerikan viziton Batalionin e Manovrimit në kampin e KFOR-it në “Novo Sellë”
Shefi i Stafit të misionit të KFOR-it, gjenerali amerikan Arthur J Graffer, k...
-
Reforma në Trafikun Urban, këto janë risitë që po synohen
Urban, po synohet që të unifikohet bileta e udhëtimit, blerja e autobusëve të...
-
52 aksidente brenda 24 orëve
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 aksidente trafiku me të lënduar, d...
-
Osmani takohet me dy zyrtaret amerikane në San Salvador, flasin për sigurinë e partneritetin mes dy vendeve
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar me nën-sekretaren e Shte...
-
Deputetët serbë paguhen pa shkuar në seanca, mbi 300 mijë euro nga dhjetori i vitit 2022
Mbi 300 mijë euro është vlera e pagave të dhjetë deputetëve serbë nga dhjetor...
-
Uniformat policore, Sveçla: Serbia është përgjegjëse për tentativën e destabilizimit dhe aneksimit të veriut
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi policia dje n...
-
Iu gjeten 3 mijë euro false, arrestohet një person në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur 34 kartëmonedha nga 100 euro të ...
-
Dhuratat që i shkëmbyen Kurti dhe Erdogan gjatë takimit në kompleksin presidencial turk
Kryeministri I Kosovës Albin Kurti është takuar sot me Presidentin e Turq...