Mbi 22 mijë biznese kërkojnë mbështetjen e shtetit
Autori: Gazeta inFokus
10:16 | 28 Prill 2020
Administrata Tatimore e Kosovës që nga 11 prilli ka pranuar 99 236 aplikime për kompensim nga Pakon Emergjente.
Drejtori i kwtij institucioni, Ilir Murtezaj, ka treguar për Ekonomia Online se 87 387 kërkesa në ATK kanë ardhur nga të punësuarit, kurse janë 827 kërkesa për kompensim të punëtorëve që janë larguar nga puna dhe 6 026 kërkesa që kanë lidhur kontrata të reja.
“Në kuadër të kërkesave për kompensim të punëtorëve kemi sipas kategorive këto kërkesa. Kërkesat për punëtorët e kategorisë A janë 87 387 kërkesa, kategorisë B janë 827, të kategorisë C janë 6 026 dhe kërkesat që ndërlidhen me kompensim për punëtorët të cilët për shkak të rrezikshmërisë që ju janë ekspozuar gjatë shërbimit për qytetarët, punëtorët nëpër markete, furra dhe farmaci janë gjithsej 4 996 kërkesa, pra deri në këto momente kemi kërkesa për 99 236 të punësuar”.
“Kjo kategoria C se a kemi punëtorë me kontrata të reja, deri tani 6 026 kërkesa, se a janë punëtorë të rinj apo mund të ndodhë që të ketë gabime gjatë plotësimit të kërkesës nga bizneset duke i kategorizuar në kategorinë C ajo mbetet që pastaj komisioni verifikues i cili është i autorizuar dhe është i mandatuar nga Ministri i Financave dhe Transfereve të bëjë verifikimin e të gjithë këtyre kërkesave”.
Ai ka sqaruar se për kompensim kanë aplikuar edhe 22 505 biznese, ku 17 317 janë kërkesa për kompensim të pagave të punëtorëve dhe 4 161 kërkesa që lidhet me pagesën e qerarë.
“Pas datës 13 prill kur është nënshkruar vendimi nga ministri i Financave dhe Transfereve për pakon emergjente fiskale ne si ATK jemi autorizuar për disa nga këto masat që fillimisht të zhvillojnë platformën për të mundësuar bizneseve të parashtrojnë kërkesa pastaj edhe pranimin e atyre kërkesave”.
“Nga data 11 prill kur edhe është bërë funksionale platforma për të parashtruar kërkesa nga bizneset kemi pranuar 22 505 kërkesa nga 22 505 biznese, ku prej këtyre kërkesave kemi 17 317 kërkesa të cilat ndërlidhen me kërkesa për kompensim të pagave, të punëtorëve dhe kemi 4 161 kërkesa që ndërlidhen me kërkesa për kompensim të qerasë”.
Qeveria në detyrë e Kosovës nga 13 marsi ka marrë vendim për mbylljen e shumë bizneseve në vend. Pas përhapjes së koronavirusit ministria e Financave dhe Transfereve ka miratuar Pakon Emergjente Fiskale në vlerë prej 179.6 milionë euro, e cila duhet të zbatohet nga ATK-ja.

T� tjera
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
































